Në shkrimin e vet të fundit, të publikuar fillimisht në blogun ‘Peizazhet e Fjalës’ e të marrë më pas nga ‘respublica.al’, Eda Derhemi ish ngacmuar nga termi ‘çiqitëmizëm’ që unë e përdora në dy raste, duke e marrë hua nga Aurel Plasari, që nga ana e vet e kish coin-uar në një rrethanë të shkujdesur, në një shënim që kish bërë në profilin e tij në facebook, duke i dhënë kuptimin “indiferencë, moskokëçarje, etj” (Derhemi përmendte vetëm inicialet e Plasarit, dhe nuk e kuptova pse).
Sipas Derhemit, kjo gjetje, që afërmendsh e ka burimin tek lokucioni ‘ç’i q… t’ëmën’, nga më të përdorshmit në zhargonin urban të gjuhës shqipe, është e pahijshme, e pashijshme, e dëmshme, seksiste, maskiliste, etj, e prandaj nuk duhet përdorur. Po citoj gërmë për gërmë Derhemin: “Neve si shoqëri na janë mësuar veshët me shprehjen, dhe kjo mund të krijojë përshtypjen se shprehja është bërë tashmë e padëmshme. Në fakt, nuk është hiç kështu. Gjuha jo veç shpreh, por edhe mban gjallë të njëjtën ideologji grua-urrejtëse.” Dhe pak më poshtë: “Hyrja e fjalës në çfarëdolloj diskursi, sado larg atij të akteve seksuale kafshërore ndëshkuese të nënkuptuara, e bart dhe e transferon kudo që gjendet, po atë peshë kulturore të një shoqërie tmerrësisht të pagdhendur, primitive dhe abuzive ndaj gruas. Kjo është një shëmti patriarkale që shoqëria jonë ende e ruan, dhe, duke legjitimuar shprehjen qoftë edhe në një kuptim tjetër, gazetari krijon një alibi të re kulturore dhe konfirmon se shprehja (bashkë me të edhe akti) indeksohet në ligjërim si e pranueshme.”
Shkrimi i Eda Derhemit është argëtues (në një moment, ajo sugjeron që në vend të termit ‘çiqitëmizëm’ të përdoren terma të tjera “që nuk e rëndojnë edhe më shumë antifeminizmin e kulturës sonë patriarkale”, si ‘pirdhinteizëm’, ‘mosçajbythizëm’, ‘kushpytizëm’), por ajo që lë shenjë është çalltisja polemike. Dhe në këtë pikë kam frikë se vetëm vrulli është i madh, sepse me goditjen ka dalë huq. Unë vetë pretendoj, ashtu si dhe Derhemi, se e kam hall ethosin e shoqërisë patriarkale shqiptare, me të gjitha përthyerjet praktike që ka ky ethos. Edhe në rastin konkret e pata një lloj ngurimi para se ta merrja prej Plasarit e ta shtija në punë për llogarinë time, dhe ngurimi ka qenë i lidhur me shqetësimet e Derhemit, por nuk është se hoqa shumë për ta bindur veten se t’i njohësh në çdo rrethanë lokucionit “ç’i q… t’ëmën” një ngarkesë patriarkale është si të kërkosh të gjesh qimen në vezë. Ky lokucion, me shumë gjasë, e bart qysh në krye të herës një ngarkesë e motivim patriarkalist, gjë që të vjen ta besosh edhe prej trajtës veprore të foljes ‘q..’ e prej faktit që subjekti veprues është burri. Është burri që q… pra, dhe gruaja që q..het. Është kështu në shumicën e gjuhëve të botës. Apo mos vallë e gjitha ka lidhje me fiziologjinë e aktit seksual, ku praktikisht është mashkulli që bën një akt depërtues? Këtë nuk di ta them. Por edhe në mos pastë asnjë logjikë patrirkaliste (patriarkaliste në kuptimin: përbuzëse ndaj gruas) qysh në origjinë, kjo logjikë e ka përmbytur lokucionin më pas.
Me kalimin e kohës, megjithatë, lokucioni “i q… t’ëmën, a motrën, a robt e tjerë “me vrimë volitëse’” ka marrë formën e një tic-u ligjërimor që është tek-tuk asnjanës në planin kulturor. E di, në shumë raste kjo shprehje përdoret me ngarkesën e njohur fyese e poshtëruese për gratë, por të gjithë e dimë se në jetën e përditshme, në gojën tonë, të të gjithëve, ‘ç’i q… t’ëmën’ ka marrë formën e një shprehjeje krejt të pafajshme. Filmat e Hollywood-it janë të mbushura me sharjen ‘motherfucker’, dhe të shumtat e herëve kjo sharje ka formën e një shfrimi aspak seksist. Nuk është çudi që edhe vetë Eda ta ketë nxjerrë shumë shpesh nga goja këtë term, në anglisht a në shqip. Mund ta ketë nxjerrë nga goja, kuptohet, nëse në tentativën për ta përsosur harmoninë mes vetes e kauzës së saj në favor të barazisë mes gjinive, nuk ka gjetur ende mënyrën për t’u dhënë munxët të gjitha shprehive, që ajo vetë ka marrë në habitatet patriarkale ku është rrritur (edhe shoqëritë më të përparuara të botës së sotme janë sadopak patriarkale), s’ka gjë se këto shprehi nuk e bartin më atë virulencën e origjinës apo të qytetërimeve e kulturave që përbuzjen e gruas e kanë tipar dallues të tyrin edhe sot e kësaj dite.
Por unë jam i sigurtë se Derhemi nuk ia ka dalë “ta përsosë veten” e ta ngrejë atë në lartësinë e kauzës së vet. Sepse duket e pamundur, tek-tuk dhe e panevojshme, një gjë e tillë. Sikur të isha në vend të saj, më shumë do t’u sulesha ideologjive e doktrinave mizogjine, siç janë fetë dhe librat e shenjtë të tyre, të cilat përbëjnë themelin patriarkalist të njerëzimit, dhe më pak, ose aspak, lokucioneve ‘ç’i q… t’ëmën”, ‘ç’i q… motrën’, termit patriarkal ‘mankind’ (pse jo womankind?, do thosh Eda), apo përemrit mashkullor ‘ata’ që shpesh herë shtihet në punë për të kualifikuar grupe të papërcaktuara apo të përziera në pikëpamje gjinore, apo ku di unë se ç’çikërrime tjetër.
Edhe nëse këtë diskutim e sjellim në terrenin konkret të Shqipërisë, duhet thënë se vëmendjen duhet të na e tërheqin shfaqje të dhunshme e dramatike të natyrës patriarkale të shoqërisë sonë. Nuk them se Derhemi nuk e ka bërë këtë. E ka bërë. Por duhet bërë më shumë. Madje, vëmendja jonë duhet drejtuar ekskluzivisht tek këto shfaqje (nuk po sjell shembuj, pasi nuk di ç’të zgjedh më parë). Ndryshe i bie që të merremi me gjininë e engjëjve, siç bënte në mesin e shekullit XV nomenklatura e topitur dhe e ngeshme e Kostandinopojës bizantine, teksa Sulltani Mehmet II e kish rrethuar këtë të fundit. Po e kishin kot pasi, përveç të tjerash, edhe engjëjt janë burra, në ngjashmëri me krijuesin e tyre, apo me Atë që i ka mandatuar për ta përfaqësuar edhe në angaritë e botës sonë, me Atë pra që në fetë e mëdha abrahamike është, gjithashtu, në imazhin e burrit. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe, ngaqë fetë abrahamike kanë lindur në kohë sundimesh patriarkale, në ato kohë që kanë pjellë dhe shprehjen “ç’i qi t’ëmën” me një ngarkesë fyese e poshtëruese për gratë. Fetë, ku më shumë e ku më pak, vijojnë ta bartin edhe praktikisht këtë qasje, ndërsa shprehja “ç’i q… t’ëmën”, në të shumtën e herëve, është thjesht një trajtë ligjërimore e zhveshur prej semantikës mizogjine të origjinës a të traditës. Në mos, është një çikërrimë.

Më pëlqen komenti tënd o Muç,që tregon për njohje të thella teologjike-linguistike-psikanalitike.T’ia fus dhe unë një çi q… t’ëmën këtij debati?
Mustafa,
sikur ta shikoj “merine burrerore”, prej kendej ku jam merguar,
dhe sedren ballkanike, nuk e fsheh dot, si ti edhe tere ne meshkujt e lindur atje!
Bejme me mire te heshtim, jo thjesht se Derhemi ka te drejte, por se Femerorja ne ato troje do duhet kujdesur e perkujdesur sa me shume. Se paku me Fjalen!
Dhe ti, Mustafa merresh me fjalen, me ate ushqehesh dhe me te po ben emer. Per shembull, ne hyrjen paraqitese me Pellumb Kullen, vertete shkelqeve, e kam fjalen tek Fjala, perdorja e saj…
Keshtu qe lere menjane ate fjalen e Plasarit, qe jam i sigurt, po qesh nen musteqet tani qe ti po u del zot qortimeve qe mund t’i ishin adresuar atij! Por Plasari e ka fituar kete status prej kohe, teksa ti, zor e fiton dot.
Jo se eshte ndonje hall i madh, por ti je tjeter, Much, ty te shkon tjeter gjuhe, Plasarit tjeter. Se edhe jetet i keni te ndryshe. Nuk kam asnje te drejte te levdoj jeten tende apo te qortoj te Plasarit ose anasjelltas, por jemi tek Fjala dhe tek fjalori yt, imazhi qe eshte krijuar per ty, nuk tingellojne natyrshem keto gjera, kurse Plasari s’ka kuptim pa keto “plasarizma” te fjales!
Mos e perdor ca kohe kete “plasarizem” dhe do shohç (do thoshte Kulla!, miqesisht) se ke marr borxh nje mall qe s’hyn dot ne inventarin tend!
Dhe ata te Hollywoodit, leri ne bedovane apo mallkimin e tyre! Ka edhe nje kategorie te tere njerezish qe ne nje fjali emrin, kallzuesin, kundrinorin e tere pjeset e fjalise i kembejne me “motherfucker”, por ne nuk po flasim per njerez qe rrojne si keta.
Edhe ne shqipe, ka jo pak “plasarizma” fjale te kesaj natyre dhe jane te mrekullueshme kur i perdorim ne mjedise te caktuara, ne raste te caktuara, por nuk besoj se (edhe ti si ne) ndjehemi mire kur kete fjalor e perdorim ne mjedise te buta njerezore…
Nuk je ne faj, o Njeri jo, Eda nuk e ka kurre ndermend kete akuze, as luften s’e do (se, ndryshe, do i ish kthyer Aurelianos!), por me qe ra fjala per Fjalen…
O çfare intelektualesh!
Çfare luksi per tu marre me cingerima?!
Qe ne krye te heres kur e kam lexuar kete “gjetje gjigande” te Aurel Plasarit dhe perseritje per interesa te idese se shkrimit tij, nga Mustafa Nano, kjo fjalez me eshte dukur jo vetem e rendomte, por, me gjithe argumentet qe sillen per te spieguar perdorimin e saj, tejet demode perziere me bajatizmin e rruges.
Perpara se te kerkoni te jepni argumenta dhe kunderargumenta, te llojit “e lagu, s’e lagu bishtin dhelpra” per perdorimin ose jo te kesaj fjaleze dhe plot fjalezve te tjera qe ecin paralele me te me nga nje bisht izem (dhe te tilla ka plot qe perdoren ne gjuhen shqipe, mjafton te jesh duke ndjekur nje sherr mes te rinjsh rrugaçe apo te shkolles se mesme), drejtojuni Edmond Tupes qe te pasuroje me te dhe plot te tjera fjalorin e tij te xhepit me sharje dhe fyerje alla shqiptarçe.
Po pse mor zoti Nano, huazues i zotit Plasari, te gjitha problemet tashme jane zgjidhur dhe kane mbetur per tu spjeguar fjalezat çiqitemizem apo ato te kesaj Derhemit mosçajbythizem?!
Dhe me kete yrysh ka rrezik qe jo nga komentues, shpesh here vulgare dhe te paedukate, por nga gazetar dhe publiciste, kemi per te lexuar shkrime te tjera me faqe te tera per fjaleza qe rrugaçeria e sotme qe ka shtrire metastazat e saj ne nje pjese te konsiderueshme te brezit te ri, kryesisht te shkolave te mesme dhe para saj, te na vihen perpara si analizashkncore dhe pasurim i fjalorit shqip-shqip!!!
Kam nje burre teze nga Skrapari i cili ne ate kohe (kur u fut kollovar ne familjen tone)ne cdo dy fjali qe ksestomiste(me lejon edhe mua te fus ndonje kumull keshtu duke perdorur ndonje fjale te huaj)perdorte kete shprehjen qe thua zotrote pa te keq sikur te thoshte psh s’ka gje ose ne rastin me vulgar; vari hejbet
Une mund te pranoj qe ti ne shtepine tende je i lire te flasesh si te duash mund t’i thuash psh gruas tende kur ajo e ka djegur pak gjellen,-ci..q..temen gjithashtu mund t’i thuash vajzes tende
kur ka marre ndonje note te keqe ne shkolle te njejten gje por ti nuk mund te shkrush keshtu ne nje gazete te cilen mund te qelloje qe ta lexoj edhe gruaja ime apo vajza ime apo e shokeve te mi te cilet kane nje kulture tjeter te ndryshme nga ajo e Skraparit.
Ti dhe disa syresh si puna jote ne mes te fatkeqesise suaj ishit edhe me fat sepse erdhet ne Tirane(se kam fjalen per rastet kur vinit per eskursion me buken me vete ne qese)atehere kur Tirana u boshatis nga intelektualet akoma edhe nga gazetaret te cileve u vjen turp te lexojne ato qe shkruan ti dhe disa syresh te ngjashem me ty prandaj te them se je me fat ne te kundert do ta shihje vetem edhe ti militant te vyer te LSI dhe keshtu mund te kishe shanse te beje rojen ne ndonje insitucion.
Ne atij kollovarit ja prem ate vesin e keq ti cdo besh apo do presim te cilivizohesh njehere.
Ka nje fjale qe quhet ETIKE ke degjuar gje per te?
Qenke gjith “mend”,aq shum i “kulturuar” je sa dhe duhet te dali kultura nga veshet ne momentin qe ofendon dhe familjen tende me siguri e ke nga “kultura” e madhe ose nga gjiza e qepa qe je duke ngrene (se raki sma do mendje qe di te pish) pasi ke percjell gruan ne pune.
Gjithsesi shkrimi i Nanos ishte per te ardhur keq.
Rrofsh dhe te kerkoj falje per fjalen kollovar mjaftonte fjala skraparlli
Me duken fare bajate si “analiza shkencore” e Derhemit qe nje lokucion me ngarkese fyese Cqt… e zevendeson me nje tjeter Mcby… dhe po ashtu e analistit te afte Nano qe rreket te na siguroje se kjo menyre te foluri shtrihet ne te gjithe boten. Po mire mor intelektuale te shquar, pse nuk luftoni ju, te dy, qe te pastrohet shqipja nga huazimet e panevojshme( neolatinizmat) qe perdorni ju te paret me shumice dhe bastardoni shqipen e bukur? Me siguri sot nuk keni patur se cfare te thoni dhe merreni me te tilla polemika qe nuk sjellin asgje te re mes nesh.
Edhe nje verejtje per gazeten “Dita”: Mundohuni qe gjithcka ne faqet tuaja te jete shqip, se jo te gjithe dime anglisht apo frengjisht. Nuk besoj se ju kushton shume ta shkruani shqip: Komenti juaj eshte ne pritje. Falemnderit per mirkuptimin.
Dy mendje te larta Plasari dhe M. Nano po perpiqen te na ndricojne pac. Cu ci temen kesaj teme
Bravo Nano! E gjete me ne fund temen e pershtateshme qe te shkruash me shume se 20 rjeshta….Jam kurioz te di, c’far i ka ndodhur “opinionistit” Nano (kjo fjale nuk egziston ne fjalorin Shqip-Shqip)
Nano i hodhi uje veres dhe tani perpiqet t’a ndaje.
Ndahet dot?!
Me distilator…
Po ne me nje “çi…..” do te kalojme gjashte muaj!!!
Nano vizitou, paske shume kohe te lire. Ja vlen me mire te pish ndonje gote rakie skrapari, sesa te meresh me kete teme, ku Ju personalisht nuk mund te jepni rekomandime. (shkrimet tuaja kane difekte banale gjuhesore).
Gjuha shqipe e ka te persosur procesin e vetpasurimit te saj, perfshi dhe zhvillimet ne kohet qe jetojme, si nje prirje natyrore e saj, dhe nuk ka nevoje per rekomandime banale, qe nuk sjellin risi. Me vjen keq Nano, por si duket ke nevoje per pushime te gjata. T.H.
Ooohhhooo c’paska ndodhur !!!!??? Qe tani e tutje , une do ta ndroj emrin nga “Lleshi” do ta bej “Lesi” , se keshtu si po mberrin puna , po na trajtojne si qen !
coin-uar,lokucion,ne krye te heres etj etj………………………..po c’jane keto mo muci.apo don te na mbushesh mendjen qe je i qute. shkruaj ore shqip
Ne kemi forma me pak agresive,si vari hejbet/qillon/leshte,ose,kush po can koke etj,pse duhet lavderuar A.P. per nje term vulgar?
I ke dhi mener Nano
Kur artikullshkruesi shteron,,. ne kuptimin nuk ka cfare te shkruaj kur i duhet te shkruaj,do te shtrengohet dhe do te nxjerre nga thellesite e zoorres prej katunsi ate qe ka shkruar muci.Me sa kuptoj une baballaret e gjuhes shqipe kane bere gabim qe nuk kane pashaportizuar fjalorin dhe shprehjet e llumit te rruges dhe kete gabim do ta korigjoje muci Nano.
O Muco na cave mucin.. po ik ore ci .. temen ktij muhabeti
Hajde Muci, hajde, shkrim madheshtor, e lexova me nje fryme … O te zeste ju qe shkruani hicgjera dhe te zeste ne qe detyrohemi here pas here te lexojme nga keto shkrime idotesh qe rendom i degjon ne cdo kafene ku flitet me ze te larte. Varferi r madhe diturie
Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.
more mustafa se fjales “zoti” i vjen ndoht te qedroje para emrit tend po si te duket nese te njohurit,koleget,femijet(fatkeqesisht po pate)ne vend te “miremengjes”a “mirembrema”te te pershendesnin me kete shprehje,do te te pelqente?Mbase ne shtepine tende keshtu e pershendesni sho-shoqin .
Muci, nga e gjete kete term “leksikon”???
Po shkruan shqip apo greqisht tani?
Ne shqip perdoret termi ‘leksik’ ose me sakte ne shqipe te paster thuhet ‘fjalor’.
Nuk e kuptoj cfare kenaqesie ndjeni kur refuzoni te perdorni shqipen edhe atehre kur terminologjia ekziston.
Dua te te kujtoj se per shqipen publike duhet te mbeshteteni tek Standardi dhe nese keni ndonje pikpamje tuajen eshte mire ta konsultoni me vepren e Cabejt e jo me gjuhetare anonime.
Sa per debatin me znj.Derhemi keni te drejte.Ne thelb qendrimi i saj eshte puritanizem prej snobi .