Policia ka vënë në pranga Drejtorin e Drejtorisë së Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi 58-vjeç dhe specialistin e regjistrimit, Stjuart Bardhoshi 39 vjeç.
Hetimet për Tontonozin dhe Bardhoshin janë kryer nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Korçës.
Dy të arrestuarit akuzohet se kanë marrë rryshfete nga biznese të ndryshme, për të mos ushtruar kontrolle, duke shmangur kështu detyrimet tatimore. Mbi ta rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjatë operacionit të koduar “Tatimi”, policia gjeti disa dokumente dhe një sasi parash, që vërtetojnë implikimin e Tontonozit dhe Bardhoshit në këtë veprimtari korruptive.
Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. SPAK ndërkohë po vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.


NJOFTIMI ZYRTAR
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tatimi”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nën drejtimin e SPAK-ut. Vihen në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Operacini në kuadër të procedimit penal të referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në funksion të këtij procedimi nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Tatimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
Th. T., 58 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë. S. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës të Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorit të SPAK, ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg” për dy shtetasit e mësipërm.
Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, intesivisht për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive.
Këta shtetas kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore. Nën drejtimin e SPAK, vijonë hetimet për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.
l.h. / dita

Marrin rryshfet dhe nuk kontrollojne te gjithe drejtoret dhe inspektoret tatimore ne allbanine urupiane.
problemi i vertete eshte se keta nuk jane “kollitur”tek shefi, i mbanin te gjitha per vete.
Mos u merzisni vete dhe mos merzisni popullin me keto lajme nashi, qe na mbajne larg integrimit urupian.
kemi temen shume te rendesishme te korones per te integruar vendin ne bashkimin urupian.
SPAK po kenoqet me peshq… Upssss sorry… Me cironka desha me thon. T’na rroje sa malet e thepisura myzeqese.
s’kishte vajtur mendja, ta lexoja nga “bytha” ndonjehere kete spak. rrofsh .
E vertete KAPS,VALLE A VJEN BEHARI KURRE?
PO A DI TAKU KETE?
Korruptioni luftohet ne te dy anet: ai qe te korrupton, e ai qe pranon te korruptohet!
Ai qe korrupton ka pare edhe do cdo here ma shume pare!,,,
Ore kaps behet pale ketu, sepse kete e inskenoi ai
qe nuk merrte pjesen nga keta te dy, dhe qe do ti
zeri vendin shume shpejt ketij qe shkoi ne burg.
merr vesh ti nashi, nuk ka shume vend per romance
ne kete mes.
allbani urupiane ja thone emrin.
PESHQIT E MEDHENJ HANE SHQIPERINE
PESHQIT E MEDHENJ BEJNE KERDINE
Cironkat hane qeline !
Kete do kupola politike shqiptare qe SPAK te merret me
vogelsirat,”cironkat” dhe t’i lere “rehate”: Berishet,metet,
bashet,ramet,peshkaqenet e vertete qe e kane vjedhur,
vrare e perdhunuar popullin shqiptar pergjate 30 vjeteve
anarki dhe asnje dite demokraci………!