SHËNIM: Absurdi i një greve autobusësh

anazapta

Autobusi i Kinostudios, ndaloi. Pleqtë, gratë, fëmijët, një grua shtatzënë dhe unë, u detyruan të zbresin në mes të rrugës. Morëm vesh që kishte grevë. Njerëzit ikën në këmbë. Kur ika në shtëpi, mora vesh që punonjësit e autobuzëve kishin hyrë në grevë… sepse shoqëritë private të transportit urban vuakan nga bileta e ulët, dhe nuk paskan mundësi të paguakan punëtorët!! Pak ditë më parë ca minatorë dolën në grevë për të mbrojtur privilegjet që shteti po u heq pronarëve!!

Me fjalë të tjerat, punëtorët po bëjnë grevë që pronarët të marrin ca lek më shumë! Më erdhi për të qarë.

 

Të qajmë për shërbimin

Para se të flas për punonjësit më duhet të flas për shërbimin urban. Jam përdorues i herëpashershëm dhe autobusët janë dënim social për grupet që i përdorin. Pjesa e fajit të Bashkisë qëndron te oraret. Në verë, ti nuk gjen dot autobus pas orës 11 të darkës. Stacionët janë aq larg, sa kur zbret mund të të duhet çerek ose dhe më shumë të mbërrish në destinacion.

Për sa i përket shërbimit, ka disa linja si Lapraka, Tufina a Unaza që nuk të japin biletë. Kur ua kërkon të thonë që është urdhër i pronarit. Me fjalë të tjera, vjedhin shtetin.

Shoferët janë përherë të stresuar, sepse u kanë vënë ca afate absurde për të respektuar. Po të rrish para, pranë shoferit, dëgjon vazhdimisht biseda stresi në telefon me një manaxher që bërtet për të kapur oraret. Ky absurd bën që shoferi të parakalojë me urgjencë në një pjesë të linjës Re, dhe të ecë me 10 km në orë në një pjesë tjetër. Keni provuar të ecni në pjesën e Unazës së Madhe me Tiranën e Re? Më shpejt arrin në këmbë. Arsyeja? Shoferi nuk mund të mbërrijë “para orarit” që i kanë caktuar në stacion!!

Dhe nuk po flas për sediljet që nuk higjenizohen kurrë, e për detaje të tjera të vogla. Por, të qarët të zë kur sheh si përdoren punëtorët.

 

Të qajmë për punëtorët

Pra pronarët nuk paguakan punëtorët? Dhe, zgjidhja është që t’u ngrenë çmimin atyre që mezi nxjerrin muajin? Është e turpshme që krerët e të ashtuquajtura sindikata dalin për të mbrojtur interesat e pronarëve, me pretekstin që punëtorët nuk merrkan rrogat. Nëse kompanitë nuk paguajnë dot rrogat, e thjeshtë, të shpallin falimentin. Nëse kanë probleme me kostot, të negociojnë me Bashkinë.

Por, të zbresësh njerëzit në mes të rrugës kur kanë paguar për të shkuar në destinacion nuk është thjesht shërbim i keq. Është penalisht e dënueshme. Pleq e plaka, madje dhe gra shtatzanë kishin paguar për një shërbim që nuk ua dhanë. Pra, kompania e shërbimit na mori lekët e biletës e na zbriti në mes të rrugës. Është ajo që bënte Belleair, por me një biletë më të lirë.

Dhe nëse kjo na qenka grevë e “sindikatës” ai zotëria që del atje në emër të punëtorëve e për interes të pronarëve duhet të dijë që është kandidat për ndjekje penale, meqë punonjësit e autobusëve janë aq të nënshtruar sa të mos e konsiderojnë për ndjekje morale.

 

Share This Article
7 Comments
  • E di sa ja fuske kot o vlla.ky eshte vend mesjetar,dhe si ne cdo sherbim,edhe ky i transportit urban eshte per te ikur me vrap.Jemi i vetmi vend ne bote qe akoma kemi fatorino.Kur te rregullohen trute e njerzeve,do rregullohen edhe sherbimi.

  • Kjo qe ndodh ne transportin urban eshte KRIM SHTETEROR I INICUAR NGA serbi Sali Berisha!!!
    1-Ne asnje vend te botes transporti urban nuk eshte privat(te pakten linjat kryesore)!!!
    2-Transporti urban eshte totalisht i MONOPOLIZUAR,kur dihet,qe konkurenca rrit cilesine e sherbimit!!!
    3-Kete sherbim NUK E KONTROLLON NE ASNJE RAST SHTETI,se kurre nuk kemi pare njeri,qe te kontrolloje se si i sherben qytetareve ky transport!!!
    4-Linja te tilla si Yzberisht,Kashar,Kamez etj nuk pranojne ABONE,KARTA INVALIDI etj dhe nuk japin BILETA,pra shteti nuk merr TAKSE per xhiron e vertete te tyre!!!
    Levizja e autobuzeve eshte SKANDALOZE”ME SHPEJT ECEN XHENAZEJA SE URBANI!!!
    ZGJIDHJA:
    FARE E LEHTE:
    -TE ZHDUKET MONOPOLI NE TRANSPORTIN URBAN!!!
    Te linensohet kushdo,qe ka interes te merret me kete biznes!!
    Pastaj vete konkurenca ben SELEKSIONIMIN E TYRE!!!
    Per biletat e autobuzit,ATO E KANE TEWPER EDHE CMIMIN 20 LEKe,sepse fitimi eshte KOLOSAL,me mire se te shitetDROGE!!!
    Kete fitimshteti nuk e ka kontrolluar se eshte njelloj si KAZINOTE!!!
    SHTETI I KALBUR I BERISHES NA LA PESHQESH KETE SHERBIM KRIMINAL URBAN,QE HEDH VICKLA SA HERE T’I TEKET!!!
    Kush nuk i perballon cmimet dhe kushtet,te falimentoje!!!
    Ka plot te tjere,qe e perballojne kete sherbim!!!

  • Shume i drejte shkrimi.
    Dhe une jam i mendimit se nese autobuzet do hecnin me shpejtesine normale te trafikut 40 perqind e tyre duhej te eleminoheshin cka con dhe ne reduktimin e kostove. Po pronaret e tyre a sja kane haberin fare se sa pasagjere hypin ne dite ne autobuzet e tyre, nuk ja kane haberin se mjafton te qahen te bashkia e marrin me teper leke. Llogaria eshte e thjeshte nese nuk te del stop nuk ka biznes. Kush esht ai idiot qe vazhdon nje biznes pa te ardhura?
    Dhe per me teper ato shoferet qe flasin gjithe kohen ne tel duhet te arrestohen dhe ato fatorinot duhet te lahen e te bejne ca kurse se si te zbuten si njerez

  • Eshte i njejti nivel si ne cdo sherbim ne Shqiperi. Fajin duhet ta kerkojme dhe ta gjejme tek vehtja, shoku, komshiu, bashkeqytetari, bashkefshatari, qeveritari, te zgjedhurit po prej nesh etj….

  • kam ndjekur lajmet dhe exploit-in e grevave te urise.Ato greva shperndahen sapo fillojne dhe jo me shkopa policesh,porse qeveria u premton se shume shpejt do ua zgjidhe hallin.Ishin ca minatore ne greve urie,dolen se qeveria do u rregulloje hallet,me nje fjale do u rriten rrogat,do u rregullohen minierat,rrezik po te kerkonin sejcili nga nje TV plazma do ua sillnin dhurate.Pastaj ne Zharrez lajmeruan ca te tjere greve urie,u futen biles,duke ndenjtur drejt ne dysheme.Besoj kamerat bene aq zhurme sa qeveria u premtoi se do ua zgjidhte te tera hallet,edhe pse dyshoj se e ka idene se kush ishin hallet e tyre.Ata dolen te kenaqur,se ne fakt arriten objektivin madhor,dolen ne televizor dhe zgjidhen,ashtu si minatoret,nje lesh me qime.Tani qenkan ne greve urbanet;nuk behet gje po nuk qe greve urie….Une nga urbanet mbaj mend kohen e vjeter,kur hipnim nga dera e fundit,sepse sa te vinte fatorinoja me tere ate milet ne kishim mberritur ne destinacion,hahhahaha.Mendoj se privatizimi i linjave urbane ne Tirane eshte gabim.Transporti duhej te mbetej publik dhe nderrmarja e transportit te menaxhohej nga bashkia.Eshte biznes me fitim dhe ne kete menyre bashkia autofinancohej,plus njehsoheshin abonete dhe thjeshtohej komplet problemi duke rritur efiçencen.Kam jetuar ne Athine dikur,me 3-4 linja mbulohej nje Athine e tere me 5 milione banore,kaq e veshtire qenka te besh efiçent nje qytet me perimeter 30 km sa Tirana?Koloreto,eshte nje batute qe pak a shume perkthehet ne shqip:”Zyra e Komplikimit te Çeshtjeve te Thjeshta”.(ZTÇT).Kjo zyre eshte vetmja qe punon 24 ore ne 24 ne kete vend rrumpalle.Madje dhe Rama e ka nje merite te tijen per kete,meqe ka qene kryetar bashkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *