Rusia dhe SHBA-ja kanë fajësuar njëra-tjetrën për një përplasje mes mjeteve të armatosura ruse dhe amerikane në Sirinë verilindore. Këtë përplasje disa trupa amerikanë u lënduan.
Video e përplasjes u transmetua nga një rrjet nacionalist rus. Më pas u rishpërnda shumë herë në rrjete sociale.
Në video duket një mjet të ushtrisë ruse në një shkretëtirë, që përplaset me një mjet të blinduar amerikan ndërkohë që një helikopter rus fluturon poshtë. Rusia thotë se SHBA-ja kishte penguar patrullimin.
Lajmi i incidentit u bë publik ditën e mërkurë dhe ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se i kishte dërguar një paralajmërim ushtrisë amerikane se do të patrullonte në zonë.
“Pavarësisht kësaj, në shkelje me marrëveshjet ekzistuese, forcat amerikane u përpoqën të bllokonin patrullën ruse. Si reagim policia ushtarake ruse mori masat e nevojshme për të parandaluar që incidenti të minonte misionin”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.
Nga ana tjetër Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë tha se mjeti rus kishte goditur një mjet amerikan që i reziston minave duke shkaktuar lëndim të ekuipazhit.
l.h/ dita
