Isco përzgjidhet si lojtari i ri më i mirë i vitit 2012. Gazeta italiane Tuttosport i ka dhënë çmimin “Golden Boy” spanjollit të Malagës.
Isco ka marrë 137 vota duke lënë pas talentin e Milanit, Stephan El-Shaaraëy (125 vota), dhe portierin e Atletico Madrid, Thibaut Courtois (116 vota).
Çmimi do t’i dorëzohet lojtarit para ndeshjes së mbrëmjes së sotme Malaga-Real Madrid.
Isco, i lindur më 21 prill të vitit 1992, ka qenë titullar në të gjitha kategoritë inferiore të kombëtares së Spanjës dhe është grumbulluar dy herë deri tani nga kombëtarja e parë.
