Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, furgoni përplaset me makinën, bllokohet qarkullimi

Leda Hysa

Një aksident rrugor është shënuar në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Dishnicë.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar aksi rrugor Korçë-Kapshticë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të orientuar automjetet e tjera në një rrugë dytësore, si dhe për të zbuluar më tepër rreth shkaqeve të këtij aksidenti.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

 

l.h/

Share This Article