Emërimet e reja, kush janë drejtuesit e rinj të Fakultetit të Histori-Filologjisë

Leda Hysa

Sot janë bërë emërimet e reja për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, pas marrjes së postit të Rektorit nga Artan Hoxha.

Prof. dr. Sabri Laçi u emërua Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë nga Rektor i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në prani të autoriteteve të reja drejtuese, administratores dhe zëvendës dekanëve.

Rektori vlerësoi kontributin e FHF-së në realizimin e një procesi zgjedhor korrekt, transparent dhe, si dhe rolin e tij si një nga njësitë kryesore më të rëndësishme të UT-së, sidomos lidhur me peshën që mban në formimin e mësuesve dhe studiuesve të çështjeve me rëndësi kombëtare.

Dekani falënderoi stafin dhe studentët për mbështetjen e dhënë për zgjedhjen e tij në krye të FHF-së edhe për një mandat katërvjeçar, si dhe u angazhua për të bërë maksimumin për përmirësimin e punës mësimore dhe shkencore dhe forcimin e rolit të FHF-së në kuadër të UT-së dhe në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Dekani, Prof. dr. Sabri LAÇI, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, emëroi autoritetet e reja drejtuese të njësive bazë të FHF-së, gjegjësisht:

Prof. dr. Shezai ROKAJ, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës,

Prof. dr. Valentina DUKA, Përgjegjëse e Departamentit të Historisë,

Prof. asoc. dr. Mark MARKU, Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit,

Prof. dr. Persida ASLLANI, Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë,

Prof. dr. Romeo HANXHARI, Përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë,

Prof. dr. Iris POJANI, Përgjegjëse e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Kupola e fakultetit te Historise dhe Filologjise tregon qarte se zgjedhjet e ketij viti ne organet drejtuese te UT (shteteror) jane zhvilluar mbi kompromisin e figurave politike PS+PD+LSI dhe jo mbi meritokracine qe kerkon zhvillimi i metejshem i Shkencave te Albanologjise!

  • Te njejtit injorante, laj thaj, ktheji mbrapsht keta mbeten. Dil nga rreshti iinjorances akademike dhe kthehu prape ne rresht.

    Ku eshte katandisur arsimi i larte. Gjen inelektuale me formim shkencor me te mire ne shkollen 9-vjecare se sa ne Universitet.

    Ore, po me vetdeklarimet e tyre cfare u be.

    Disa nga keta te gjitha gradat i kane marre me tesere partie. Ku e kane kerkimin sipas ligjeve ne fuqi per marrjen etitujve dhe gradave?

  • Skandal. .po te njejtet emra fytyra prapeeee. …studentet nder vite qe kane patur keta pedagog u japin uje ne bisht te luges ketyre….Por ste hapin “rruge”pseudo studiuesit e vjeter

  • *Nuk ka LARASKE pa BISHT*- urime per detyrat besuar. Po ju te zgjedhurit e ta emeruarit,suksese dhe besoj do kini nxjerre mesime nga PESIMET ,qofte te isheve. ..Pesimi behet MESIM… Si nje jete mes shkolles dhe nxenesve,sa 30 vjet pensionist, prane tyre dhe, deri tej oqeanit,besoj tek BREZI i Ri,me amanetin *Te rene perqafoje po te vjetren mos e denigro !.
    Me konsiderate dhe shprese per me mire..
    85 vjecari- Mesues nje jete .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *