Çështja e detit/ Rama: Një komerdare logjike për ata që duan të dalin nga loja, dy fjalë për Greqinë dhe një vath në vesh nga unë për ju

Leda Hysa

Padija nuk është faj, askush nuk i di të gjitha dhe sa të rrosh do mësosh, thotë populli. Faj është ta ushqesh padijen, ta shfrytëzosh padijen, ta ushtrosh padijen si armë ndaj tjetrit.

Shoh që vazhdojnë disa të shajnë e të mallkojnë, lidhur me “shitjen” e detit dhe meazallah se hanë pykë, kur u thua nuk ekziston as shitja, as falja, as vetë marrëveshja për detin! Disa prej tyre janë të verbër e të shurdhët me sytë e veshët top, por mendja e mbledhur top me litarët e opozitës sonë në krizë për mend, i bën të pakurueshëm. Disa të tjerë janë sinqerisht të shqetësuar për këtë çështje, megjithëse e kemi sqaruar që nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Të parëve s’kemi ç’u bëjmë, nuk duan të dëgjojnë, të lexojnë, të kuptojnë. Të dytëve po u ridrejtohem, me shpresën që do mund të dalin nga dallga artificiale e kësaj loje të ulët politike!

Për kufijtë mes dy shteteve s’mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë. Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë, sepse s’kanë asnjë vlerë mbi detin e mbi tokën për sa kohë janë të fshehta. Bëhen marrëveshje të negociuara me vite, të cilat emrin marrëveshje e marrin kur bëhen publike dhe vlerën si marrëveshje e marrin vetëm kur kalojnë provën e institucioneve kushtetuese të shtetit. Prandaj marrëveshjet nuk merren vesh me telefonin e prishur të thashethemit të radhës, që shkumëzon në gojën e politikanëve pa atdhe apo në detin e internetit pa kufij, po vetëm kur shihen me sy, me lexim, bashkë me firmat e me vulat e tyre!

A keni pare ndonje dokument te firmosur e te vulosur per kete detin që paskam dhënë, shitur a falur une? Jo nuk keni pare, sepse nuk ka dhe s’ka se si të ketë një të tillë. Se po të kishte do të dilte, po s’mund të dalë gjëkundi asnjë marrëveshje e tillë me firma e me vula, që unë nuk e di apo që unë mund ta mbështes, nëse cënon interesin kombëtar të Shqipërisë! Kush e luan me ju këtë lojë do t’ju bëjë për budallenj, tallet paturpësisht me ndjenjat tuaja për të përfituar politikisht prej çoroditjes që synon t’ju shkaktojë, duke ju prekur ndjenjat.

Sa për kujtesë isha unë në krye të opozitës, kur çova në Gjykatën Kushtetuese, një marrëveshje të mëparshme, për kufijtë detarë me Greqinë, të firmosur e të vulosur nga Lulëzim Basha, me bekimin e me mbrojtjen publike të Sali Berishës e të Ilir Metës. Sipas meje ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar. Po jo se ashtu ma thoshte mendja mua, por sepse kështu e gjykoi një ushtarak patriot si Myslim Pasha, i cili e ngriti publikisht e profesionalisht shqetësimin mbi çfarë kishte firmosur i njëjti Lulëzim që sot merret me thashetheme të ulëta për të kapur ndonjë sardele më shumë për tiganin e ndryshkur të opozitës.

Dhe unë, që isha krejt i paditur për të Drejtën e Detit, mblodha ekspertët, dëgjova sa munda, hapa librat, mësova sa munda, e së bashku me të tjerë vendosa ankimimin e asaj marrëveshjeje në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin kuptimplotë 9 me 0. Pikërisht sepse cënonte interesin kombëtar. Por ama ne çuam në gjykatë një dokument shtetëror, jo një thashethem digjital për tradhëti kombëtare dhe nuk hapëm një gjyq publik llogjesh nacional-folklorike rrugëve, po një gjyq serioz në nivelin më të lartë të pushtetit gjyqësor.

Sot po këta që e bënë atë marrëveshje antikombëtare dhe e futën edhe detin në çorbën e Shqipërisë që qeverisën, prej padijes së tyre të dhimbshme a prej shpërfilljes sportive të interesit kombëtar ose të dyjave bashkë, kanë kapur kallamat me dorë e kanë dalë për gjahun politik të radhës.

Për të mbrojtur detin nga unë!

O Zot!

Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e bënë kos e dhallë, sa herë zunë dybekun me dorë. Megjithatë, fatkeqësisht, u ka zënë grepi gjithnjë peshq të trullosur dhe s’kanë faj që vazhdojnë ta hedhin përditë në detin e muhabetit publik, karemin e politikës së tyre pa din e as iman.

Njësoj si më parë, kur ministri i jashtëm grek foli andej në një televizion për ushtrimin e të drejtës së Greqisë për t’u shtrirë në miljet e famshme që Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit ia njeh çdo shteti me dalje në det dhe këtu plasi peshku me dinamitin e luftës politike, edhe sot përsëritet e njëjta poshtërsi ndaj publikut shqiptar pasi kryeministri i Greqisë thotë të njëjtën gjë në parlamentin grek, pas firmosjes së marrëveshjeve detare të shtetit të tij me Italinë dhe Egjiptin.

Plas dinamiti i politikës së trullosjes të shqiptarëve në pellgun e llokoçitjeve opozitare dhe pllaf, pllaf, pllaf, dalin me barkun jashtë në sipërfaqe peshqit e urrejtjes nacionaliste, të mllefit partiak e të paditurisë për temën, duke krijuar një tollovi absurde si sherret e rakisë në klubin e fshatit. Si zakonisht në këto raste, sado të flasësh me logjikë, pa dalë rakia s’ka shans të mbarojë tollovia! Po le të kthehemi tek marrëveshja në fjalë mes Shqipërisë e Greqisë, për ta ndihmuar daljen e rakisë dhe hequr dhimbjen e kokës së atyre që duan të kuptojnë.

Kush do vërtetë të dëgjojë dhe të kuptojë si qëndron e vërteta e kësaj historie, le të më ndjekë me vëmendje sepse fatmirësisht, është shumë e thjeshtë.

Fjala e kryeministrit grek në parlament, siç e kam shpjeguar më parë, nuk ka asnjë lidhje me ujërat territorialë të Shqipërisë, me ndonjë marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë apo me ndonjë punë të Shqipërisë që lidhet me të drejtën e vendit fqinj për ato 12 miljet e stëpërfolura, sikur të ishin 12 kamiona me ujë deti që unë i paskesha kaluar fshehurazi në shtetin fqinj.

E drejta e 12 miljeve buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtës së Detit dhe Greqia nuk ka kufij detarë vetëm me Shqipërinë, po edhe vende të tjera, kështu që kryeministri grek është në të drejtën e vet kur flet në parlamentin e tij, për detet e Greqisë. Ndërkohë, për sa i përket deteve tona, Shqipëria e ka ushtruar në vitin 1990 të drejtën e saj të shtrirjes në ato milje, në bazë të asaj konvente ndërkombëtarë të vitit 1982. Zgjerimi i bërë nga Shqipëria në marsin e 1990-ës është depozituar në Kombet e Bashkuara dhe as është kontestuar, as mund të kontestohet nga Greqia.

Por kjo mbase është shumë teknike për disa që vazhdojnë të mbrojnë detin e Shqipërisë nga fjala e kryeministrit të Greqisë, megjithëse e kemi shpjeguar disa herë, që deti nuk ndahet me gardhe si parcelat në fshat, po ka edhe hapësira të ndërmjetme ujrash ndërkombëtare mes “parcelave” ujore të çdo shteti. Kështu që po ju shpjegoj, informoj, sqaroj edhe njëherë, se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për përcaktimin e dakordësuar të kufijve detarë mes tyre.

Unë dhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotaqis, nuk kemi folur ende për këtë çështje, as kur jemi ulur në takimin e parë në New York, as kur jemi ulur në takimin e dytë në Athinë dhe as në ndonjë rrethanë tjetër, kur jemi takuar në këmbë apo kemi komunikuar në telefon – njëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, kur ai është treguar një mik shumë i çmuar i Shqipërisë dhe ka kontribuar megjithë zemër për operacionet e shpëtimit të jetëve nën rrënoja. Dhe herën tjetër kur kemi këmbyer opinionet për masat kundër Covidit.

Qeveria jonë dhe qeveria greke nuk kanë biseduar asnjëherë dhe nuk kanë këmbyer asnjë opinion për këtë çështje, qyshse në krye të punëve në Greqi ka ardhur zoti Micotaqis. Negociatat për arritjen e një marrëveshjeve për të ashtuquajturin delimitim të ujërave mes Shqipërisë e Greqisë, i kemi zhvilluar me qeverinë e mëparshme greke dhe marrëveshja nuk është arritur të mbyllet, pavarësisht progresit të konsiderueshëm nga pika zero ku jemi rinisur pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese, të marrëveshjes së nënshkruar nga ata që sot po e mbrojnë detin nga unë.

Ne duam ta arrijmë një marrëveshje me Greqinë për këtë çështje, siç kemi arritur edhe të tjera e siç duhet të arrijmë të tjera akoma. Ne Greqinë e konsiderojmë një nga tre partnerët strategjikë më të afërt të Shqipërisë, së bashku me Italinë dhe Turqinë. Ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë dhe Greqia nuk ka të tilla ndaj nesh (përtej klubeve respektive dhe primitive, të peshkatarëve që gjuajnë për trupeshq me karemin e nacional-folklorizmit nëpër harta elektorale), por ne kemi pretendime reciproke për bashkëkombasit që jetojnë në shtetin tjetër, të cilëve së bashku, të dyja qeveritë, me dialog konstruktiv e mirëkuptim njerëzor në radhë të parë, duhet t’u bëjmë hyzmet të posaçëm për të drejtat e tyre.

Ne jemi fqinj të shkëlqyer në nivelin e marrëdhënies mes popujve, por s’kemi shkëlqyer gjithnjë në marrëdhëniet politike mes shteteve e qeverive. S’kemi ditur gjithnjë në dekadat para e pas vitit 1990, as ne e as grekët, ta vëmë politikën në shërbim të miqësisë mes popujve tanë dhe të mos bëjmë politikë ditore me historinë në kurriz të tyre. Sot marrëdhëniet mes dy qeverive në Athinë e në Tiranë, janë të mira dhe kanë një potencial të madh për t’u bërë të shkëlqyera. Unë punoj qysh nga dita e parë për këtë, pa ngurruar ta ngre zërin kur e kërkon interesi i Shqipërisë dhe ndjesia ime e fortë është që edhe kryeministri Micotaqis po punon për këtë.
Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, por po përparojmë duke lundruar në ujrat e dëshirës reciproke për mirëkuptim.

Po shtoj këtu edhe një detaj teknik, por kuptimplotë. Grupi ynë negociator për çështjen e detit ka nevojë për ndryshime, pasi disa anëtarë të tij janë larguar nga pozicionet që mbulonin kur janë zgjedhur në grupin negociator. Këto ndryshime do të bëhen nëse do të rinisin negociatat dhe këto ndryshime nuk bëhen pa miratimin nga Presidenti të anëtarëve të rinj – jashtë grupit negociator askush, as kryeministri, nuk negocion dot asgjë dhe nuk shet e as blen dot asnjë litër ujë deti. E dyta, çfarëdo marrëveshje që arrihet në nivelin e grupit negociator, duhet të marrë miratimin e Presidentit, i cili ka thënë se marrëveshjen e mundshme do t’ia çojë Gjykatës Kushtetuese. Dhe e treta, marrëveshja që të marrë vlerë përfundimtare, shkon në parlament për të marrë vulën përfundimtare të Sovranit.

Miq!

Mbajeni vath në vesh dhe as kur ju bie në kokë rakia e pështirë e fuçive politike e mediatike mos e vini kurrë në dyshim, se nuk bën dot vaki që unë të tradhëtoj amanetin e katragjyshërve e stërgjyshërve të mi, nga gjaku familjar apo nga gjaku shpirtëror; as amanetin e Kristaq Ramës së parë, stërgjyshit tim që shkriu pasurinë për hapjen e shkollave shqipe dhe nënshkroi në Durrës pavarësinë e Shqipërisë; as amanetin e Odise Kasnecit, stërgjyshit të Anetës dhe mikut për kokë të Abdyl Frashërit, që ishte anëtar i Lidhjes së Prizrenit dhe u vra si përhapës i gjuhës shqipe nga një komando ekstremistësh grekë të asaj kohe; as amanetin e atij Plakut të Vlorës, që e mbaj mbi kokë çdo ditë në zyrën time, as amanetin e Imzot Nolit, që më mësoi shqipen e gjuhës e të Faik Beut, që më mësoi shpatën e gjuhës dhe as, as, as… me radhë se janë shumë që t’jua numëroj këtu.

Tani ata që nuk heqin dot dorë nga ajo raki e pështirë, le të vazhdojnë të pinë e le t’i hedhin sa të duan tapat e trurit në detin e internetit! Prodhuesve të asaj rakie do t’u vijë prapë nga radha e gjykimit nga populli bashkë me faturën e kripur, siç u erdhi në vitin 2017. Unë do të vazhdoj të bëj sa të mundem gjithçka duhet bërë, në respekt të amanetit të atyre pleqve që përmenda më lart dhe në shërbim të këtij vendi e të këtij populli.

Ndërsa Madhëria e Saj, Koha, do t’i verë gjitha në vendin e tyre dhe do të tregojë se ku e ka vendin gjithkush në historinë e këtij vendi.

l.h/ dita

Share This Article
43 Comments
  • Te pakten porosite Saliun deri ku te shkoi me not se mos na ben ndonje hata dhe na kalon kufirin
    Sepse une si president nuk dij gje…

    • Graqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, e nxirë, e zgjebosur, e lyrosur, e sëmurë, me leprozë, parazite, përtace, pijanece, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, mashtruese, e pafytyrë, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, tradhëtarja e Europës, e ndyrë, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, e pavarur me borxhe, ndihmojeni të mbytet.

      • Te lumte Zoti Kryeminister .Mos e vrit mendjen nga gjallesat e mocaleve .Kur te te flasi POPULLI me specialistet kopetente atehere tja vesh veshin cdo fjale .

        • Kryeminister karagjoz

          C’eshte ky Kryeminister qe del ne media e i ben avokatine Kryeminsitrit grek, sikur eshte vasali i tij.

    • O ti ” Arben ” ekstremisti islamik nga Elbasani ! Ti i thua ” rrote kari ” nje njeriu, kari i te cilit di 100 here me shume se koka jote. Ti je nje njeri i peshtire qe ben thirrje fetare ekstremiste dhe percarese neper rrjetet sociale dhe ben thirrje te kthehemi ten nena Turqi. Ti s’ke as moral, as ideal as atdhe por vetem pasione dhe urrejtje. je thjesht nje kerme dhe krimb i peshtire.

  • Tani ky qelbac ben te idhnuarin kur e akuzojne per marreveshje ne dem te Shqiperise. Por ama kur ishte opozite e kishte shume kollaj ti akuzonte te tjeret per shitje apo per tradheti. Atehere ishte e drejte ,tani jo. Dhe fajin e kane gjithmone qytetaret qe se besojne pasi ky nuk genjen kurre. Epo cte mbjellesh do te korresh.

    • Ti qelbac berati qenke lokra e loqes dhe degjon Myslym Pashe Pordhen dhe Ksenokar Kristafin, te dy me nder eksperte, njeri me shkolle kadetash dhe tjetri sigurims I vjeter qe I sherbejne Like kallamoqit. Kullo trute o berats dhe vere ne pune, se te eshte bere kaptina si double ramazani.

      • O Zeqo mavria,o trupeshk po nuk jane te tere si ty o kokrra e debilit . Po mire o palle kur te thote greku po e shtyj kufirin 12milje ca ka per te mos kuptuar? Po nese tani duke u nisur me anije nga Saranda mund te kalosh ne 6 milje afer Othonoit se me tej quhen ujra nderkombetare si do ta besh kur te jete 12 milje ujra territoriale. Ujra territoriale do te thote toke kombetare dhe qe te kalosh te duhet leje. Apo ngjitemi deri ne Zvernec e pastaj biem poshte. 12 milje ne veri te Othonoit i bie qe luftanijet greke te merzejne fiks perpara Vlores.

      • zeqo
        o robt para e pas lart e poshtë,po a nuk ishte ai myslym “pordha” që nxorri në shesh tradhëtinë e parë??
        po të mos ishte ai!?
        ky dobiçi nip i ahmeti të parë të zogollinjve do ishte tu fjet gjumë berati!!
        ishin “pordhët” e myslymit që qelbën berishën dhe i nxorrën gjumin këtij dobiçit romuzqar!!
        he robt ku i keni e nuk i keni,jua shkofshin në hell mishi,deri dje e ngrinit në qiell myslym pashën sot përpiqeni ta ndyni me ndyrësinë tuaj!
        rracë e poshtër dhe kamikaze për të votuar nesër tradhëtinë e këtij dobiçi!!

  • Padia nuk eshte faj,thote tere hungerrime rrugacesh diktatori yne!
    Po ashtru eshte,por dime qe faj eshte DJALLEZIA,HESHTJA dhe MASHTRIMI yt,o diktator!
    Fjalori yt i perhershem prej rrugaci te keq eshte shembelltyra me e urryer e ne sundimtari ne bote!
    Kam lexuar me mijra libra ne jeten time,kam pare mijra filma,qindra opera,teatro,estrada etj,por kurre nuk kam degjuar qe nje qeveritar te komunikoje me njerezit,qofte opozitare apo qytetare te thjshte me nje fjalor kaq rrugaceror!
    Ky jo e shet Shqiperine,por e ka bere fakt te kryer!
    Pse cfare jane PPP-te e tij me mijra?
    Te gjitha jane sahitje te pasurive kombetare ca oligarkeve,hajduteve dhe te korruptuarve!
    Po populli cfare ka fituar nga keto pasuri kolosale kombetare si kromo,bakri,nafta,hekur nikeli etj?
    Nje vrime ne uje!
    Po pensionisteve pse nuk ua ke rritur pensionin gjate ketyre 8 vjeteve te tua asnjehere,por i mashtron duke quajtur rritje indeksimin e inflacionit?
    Pse ua kompeson pensionisteve buken dhe gazit sipas VKM te vitit 1994,me vetem 150 leke,kur cmimet e tyre dhe gjithe te tjereve jane rritur 20 here?
    Po minimumin jetik te njeriut pse nuk e llogarit dhe ta shpallsh?
    Apo k frike se te rrezohet poshte e tere piramida mashtruese e rrogave dhe pensioneve te tua?
    Po akcizen e nafts pse e ke 120 leke per liter,kur ne SHBA nje liter nafte kushton 30 leke litri me tonat?
    Pse i mashtron kryebashkiaku Veliaj qytetaret e Tiranes duke ua shitur ujin e pa pijshem per uje te pijshem dhe kulmi fare me nje cmim 8 here me te larte se cmimi i energjise elektrike?
    Pse keni heshtur o djall i zi kur Auditi i Brendshem i bashkise Tirane dhe KLSH,se Drejtori i Pergjithshem ne ate bashki Taulant Tusha qe ka ne vartesi 28 nderrmarrje te saj, eshte akuzuar per korrupsion prej qindra milione euro ne te gjitha nderrmarrjet e tij,sipas Pamfletit?
    Pse keni heshtur kur vet e ke gojen brisk per te share e akuzuar kedo kur te akuzon per pa aftesi e korrupsion?
    Ne se Pamfleti ka shpifur pse lali Eri,ky beniamin qe sikur e keni nxjerre nga hundet nuk i padit ne gjykate per shpifje?
    Kemi 7 vjet qe degjojme derdellitjet e tua me fjalor rrugaci dhe kete e ben se nuk mbrohesh dot nga akuzat konkrete!
    Turpi te mbulofte ty dhe partine e vdekur tenden qe te mbajne akoma ne parti!

    • IE vetmja përgjigjje që mund bëj, janë ato tre nënta që zotnija i ka përmbysur; magjithse në shpirt i ka gjashta.

  • C`eshte ky entusiazem,kjo ngutje miqesore per aprovimin zyrtar nga shteti shqiptar per zgjerimin e Greqise me 12 km ne Gjirin e Sarandes dhe Kanalin e Korfuzit.
    A e di kryeministri se Greqia nuk ka parasysh brigjet e Korfuzit per zgjerimin ne Gjirin e Sarandes,por gurin Pleshti,i quajtur dhe Barketa?A e di kryeministri se per zgjerimin ne Kanalin e Otrantos,Greqia nuk ka parasysh Ishullin e Korfuzit,por Shkembin Othonoi?
    Prandaj shteti shqiptar nuk duhej te kishte treguar MIRATIM ENTUSIAST,por te ftonte palen greke ne bisedime (Ku te mos mungontre mbrojtesi i detit kolonel Pashai),per teknicitetet e ketij zgjerimi.Ku kane ata ndermend te zgjerohen?
    Aprovimin ta leje ne kalendat greke,ashtu si veprojne ata me Ligjin e Luftes.

  • Bravo, Edi Rama! Kjo eshte nje pergjigje dinjitoze qe te nderon si Kryeminister i Shqiperise dhe idhull i shumices se shqiptareve. Rrefimi yt qe shume i domosdoshem pas deklaratave te Kryeministrit te Greqise ne Athine dhe te ministrit te Puneve te Jashtme ne Bruksel, se do te vinte ne Tirane te na diktoje kufirin e ri te Greqise (historikisht grabitqare e trojeve shqiptare) qe, sipas tij “ishin ne dijeni dhe linte te kuptonte se ishin miratuar ne heshtje edhe nga “Fuqite e Medha te Bashkimit Europian” (!?) Me kete rast, MPJ e Shqiperise doli me nje shpjegim te panevojshem “Mbi te drejtat e Greqise per t’u shtrire 12 milje ne Detin Jon, ne nje kohe kur ne njerezit qe s’kemi asnje ambicje politike, por jemi thjeshte patriote shqiptare, prisnim pikerisht kete rrefim te sinqerte prej teje, si kreu i shumices qeverisese te Shqiptare.

  • Na e mbushe mëndjen. Edhe ti je pjesë e teatrit politik shqiptar. Ke opozitë të kriminalizuar që të shërben ty. Pra, ti votohesh se je më i mirë se sa Berisha, Basha apo Meta. Por, ke kusuret e tua. Përse kritikove Auron Taren që na tregoi dokumentat e deklasifikuara për mikun tënd Martin Camajn?! Nje veprim absurd për një Kryeministër. Mund të dalë një dokument edhe për ty, dhe ti mund të mbrohesh, por jo të kritikosh atë që e botoi. Ka edhe të tjera, se ti je një tip që nuk ri pa u kruajtur dhe e ndjen veten mire kur je në qëndër të medias, për mirë apo për keq, mjafton që të mos harohesh.

    • Bravo @Nik, ia theve hundët këtij kryeministri fodull!
      Por një këshillë mos e harro kurrë: ‘Padija nuk është argument’. Shprehjen s’po ta shkruaj latinisht, se aq e vjetër është, 2000 vjeçare sa koha e romakëve, jo për gjë, por kam frikë se a do ta kuptosh.

  • Faleminderit z. Rama per sqarimin ldhur me” negociatat” per shitjen dhe blerjen e detit ne dem te shqiperise e ne favor te greqise. Une dhe shume te tjere nuk i kemi besuar dhe as i besojme brockullat rrengjethese te ngritura,kohet efundit, nga opozita dhe kryesisht nga Saliu,Luli dhe Iliri, dhe kush, pikerisht ata qe e gatuan ate corbe te felliqur,qe fatmiresisht ky vend ka pas dhe ka burra te mencem dhe patriot qe kane luftuar e luftojne per ruajtjen e kufirit toksor e detar te atdheut tone te dashur. Nje gje me bene pershtypje qe, pikerisht ata qe negocuan dhe firmosen shitjen(se dhurimin) e qindra km kufi detar ne v.2009 sot ngrhen dhe ulerijne per shit-blerje dhe tradheti!
    Nga ana tjeter do te doja tu beja nje vrejtje lidhur me ceshtjen e pronave ,kete gangren te jashtezakonshme te ketyre 30 vjeteve. E di qe nuk eshte faj juaj (se kete corb e gatoj Sala ne bashkepunim me Fatosin), por ju ne fushaten elektorale premtuat per te vene ne vend kete padrejtesi te tmershme ndaj prones dhe pronarit(une qe po shkruaj kto radhe jame nje nga ata qe kam luftuar per 30 vjet duke hrxhuar miliona lek dhe skam marre as 1 m. katror nga prona ime prej 20 hektaresh) dhe une me then te drejtin kisha shume besim se dicka do beje dhe , ne qoftese i jepje nje fare zgjdhje ketije problemi,do mbeteshe njeriu me i madh i ketije kombi . Mesa duket problemi eshte shume i k0klavitur.

  • Mê në fund kemi një kryeministêr si duhet. Jo se eshtê i pikuar, jo se ka rënê nga qielli, jo se nuk ka shumë gabime dhe faje në kurriz, por sepse eshtë më i miri i mundshëm. Për nivelin e sotëm të shoqërisë shqiptare dhe mjerimin e politikës shqiptare. Shqipëria ka nevojë për të edhe për nja 8 vjet të tjera minimum. Sa të hyjë nê brazdê. Të del gjumi natên të mendosh se një ditê mund të rivijnë në pushtet, Berisha, Meta dhe Basha. Shkatërruesit, dhunuesit, grabitësit dhe përvetësuesit e pronave të popullit shqiptar, vrasësit e 21 janarit dhe shitêsit e detit… Pêr t’i rënê fare shkurt tê zezave dhe mënxyrave të tyre. Por ngandonjëherë të kesh të drejtë para të tjerëve eshte gabim. Rama me diturinë, ndershmërinë dhe erudicionin e tij më kujton Nolin. Por shqiptarêt preferuan Zogun qê njê letêr nuk kishte shkruajtur nê jetën e vet. Atë e njihnin si dora e tyre, ndërsa Nolin nuk e kuptonin dhe e përqeshnin. Prandaj të shohim…

    • Po, Imzot Noli kishte cilësi të admirueshme, për të cilat e meritonte të ishte kryetari i Akademisë së Letrave dhe Arteve, ose kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, gur themeli i së cilës ishte, por fatkeqësisht nuk ishte politikan. Zoti nuk t’i jep të gjitha. Ai vetë kur e kuptoi këtë, hoqi dorë prej saj dhe, deri sa ndërroi jetë, nuk u mor kurrë më me të, duke iu kushtuar vetëm fesë.
      Nga ana tjetër Ahmet Zogut i mungonin të gjitha ato që Noli kishte, por kishte atë që më shumë se kurdoherë, i lipsej Shqipërisë në momentet më kritike të saj, aftësitë e politikanit. Shteti shqiptar pas Pavarësisë 28 nëntor 1912, e nisi punën e tij si i tillë mbas Kongresit të Lushnjes, Janar 1920, i dalë nga Lufta e Parë Bot., ende pa kufij të përcaktuar, i varfër, pa administratë, pa shkolla, nën presionin e fqinjve për të shkuluer edhe më ndonjë copë tjetër nga trualli i saj, veç atyre që u dha Konferenca e Ambasadorëve në prill 1913, me një klasë politike kryesisht të trashëguar nga mbeturinat e perandorisë Osmane, vend gjysëm feudal dhe me mentalitet anadollak, sidomos në zonat rurale. E pra mu në këto momente u çfaq Zogu, i cili pati përkrahjen e atyre që bashkë me të, në ato kushte, aspiruan ndërtimin e shtetit të parë shqiptar në histori, të larguar nga Lindja e të inspiruar nga Perëndimi, ashtu si e përcaktonte Sami Frashëri, që ‘dielli lind andej nga perëndon’. Për më tepër, si vend tejet i varfër e i zhytur në errësirë, Shqipëria kërcënohej edhe nga bolshevizmi leninist i sapo instaluar në Rusi, pikërisht në ato kushte: në kushte lufte dhe pas saj, dhe për më tepër në një vend të varfër gjysëm feudal. Këto situata dinin t’i shfrytëzonin mirë ata dhe emisarët bolshevikë në atë kohë nuk munguan të shfaqeshin as në Shqipëri. Zogu, bashkëpunëtorët e tij, por edhe konsullatat perëndimore që vepronin në Shqipëri, veçanërisht ajo angleze, e kuptuan rrezikun dhe nuk i lejuan. Tentativa e “Grushtit të Shtetit”, alias revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924, ishte prova. E meqë jemi këtu çfarë ngjajshmërie dhe reflektime pati ai edhe mbas disa dekadash, në 14 shtatorin e 1998, i organizuar nga një tjetër komunist Salih Berisha. Në të parin alibia ishte vrasja për hakmarrje e Avni Rustemit, i cili kishte vrarë Esad Pashën, dhe në të dytin vrasja nga bashkfshatarët e tij, kushedi se për çfarë aferash, e Azem Hajdarit. Vetëm për këto situata nuk ka nevojë Shqipëria. Po pikërisht në to, e mbas tyre, sigurisht që duhen politikanët. Noli vërtetoi se nuk ishte i atij kalibri.
      Tani, nëse ishin shqiptarët që, në raport me Nolin zgjodhën Zogun, kjo ha shumë diskutim. Ta lëmë botën, po këto 100 vjet shtet shqiptar, kur ka qenë apo është populli që ka zgjedhur se kush do ta drejtojë?! Zogun jo e jo, por mos vallë Enverin, Ramizin, Saliun, Nanon dhe tash së fundi Ramën? Jo nuk funksionon kështu. Përveç monarkive absolute ku pushteti trashëgohet, në sistemet demokratike shoqëria organizohet dhe funksionon ndryshe. Psh, Zogu, përmes një procesi politik, u shpall mbret, mos vallë populli vendosi? Enveri erdhi në pushtet ne pushkë dhe për këtë mburej! 40 vjet ndenji ai në pushtet, populli e vuri, ai e mbajti? E kështu me rradhë. Popullit, ‘demosit’, në demokraci i është dhënë vetëm një e drejtë dhe kjo njëherë në 4 vjet. Të shkojë në votime dhe me votën e lirë dhe të ndershme të zgjedhë atë që preferon dhe këtu mbaron roli i tij. Të tjerat rregullohen me Kushtetutë dhe ligje. A ishim në këto rrethana në vitet ’20 të shek. të kaluar, ku midis A.Zogut dhe F.Nolit ‘populli’ zgjodhi Ahmet Zogun?! Sigurisht që jo! Politika dhe politikanët lipsen dhe dalin në një kohë të caktuar, për të zgjidhur problemet që ajo dikton. Nuk është populli, s’ka qenë asnjëherë, ai që u jep dum atyre. Edhe revolucionet që kryesisht bëhen me masat, janë fryt i politikës dhe politikanëve. Popujt vetëm se vuajnë pasojat. Si janë politikanët pastaj, kjo është çështje tjetër, është fushë e historisë dhe historianëve, jo më e politikanëve.

  • Tere kjo derdellitje emocionuese e Ramutit, dhe asnje prononcim direkt per pretendimin grek per shtrirje 12 milje ne Jon. A te takon ty te dalesh dhe te thuash qe greket po provokojne kufijte shqiptare me deklaratat e tyre?
    A te takon ty te refuzosh publikisht pretendimet e Greqise per te kaluar nje ligj te tille ne parlamentin grek?
    Perse nuk i drejtohesh pretendimeve greke, por i drejtohesh akuzave te Bashes?
    Ramut, cdo me thene kjo? Kerkon te mbrosh surratin tend me Bashen?
    Cuc cccc
    Nuk e shket dot me Bashen kete pune. Harroje. Ne kurriz e ke ti cdo mareveshje, sikur dhe nje cm det te shesesh, je tradhetar i felliqur dhe me i ndyre nga Basha.
    Nuk duhet te kete fare negociata me greket. Derisa tregu politik shqiptar te pastrohet nga kurvat si puna jote dhe e Bashes, asnje nuk duhet te diskutoje mareveshjet me Greqine.
    Perndryshe ke kryer tradheti kombetare, thejsht me diskutimin e territoreve, jo me te nenshkruash te zezen mbi te bardhe.
    Drejtesia e popullit do te japi ate qe meriton

  • Ky është pamflet politik, shumë i ngjashëm me atë të bërë nga Franca kur Rama qe degdisur nga DAJAKU PUBLIK, NË MES TË TIRANËS,nga Sali mortja.
    Atëhere Rama fliste për “policë erë dhi” që i dhanë atë dajak bashkë me shokët e tij.
    Urojmë të mos e harrojë kurrë atë dajak;
    sepse bijve të popullit u ka dhënë edhe predha Gërdeci apo plumba bulevardi.
    Të mos harrojë as atë që përqeshi “kokë palarët siç bën edhe tani që përqesh fukarenjtë me ” mace me hale floriri”.

  • Eshte bela e madhe kur nuk do te kuptosh!? Megjithese k/ministri qarte po thote: Nuk ka marreveshje edhe nese nje dite, qe pa tjeter duhet te vije ajo dite, qe te kete marreveshje, ajo do te kaloj pa tjeter ne duart e grupeve negociatore te dy vendeve, te cilet jane specialiste te fushes, te rekomanduar nga k/ministri. e te aprovuar nga presidenti, te pakten per Shqiperine. Pas negociatave nese grupet bien dakord, formulohet marreveshja, e cila detyrimisht duhet te jete e dakordesuar edhe me drejtusit politike e shteteror te vendit si edhe presidentit. Pas kesaj palet firmosin marreveshjen, e cila del ne driten e diellit si i vetmi dokument zyrtar, i cili merre te drejten e zbatimit vetem kur kalon ne parlamentin shqiptar. Eshte kaq e thjeshte, sa qe nuk ka fare nevoj per komente. Por komentusit e mesiperm, jo se nuk e kuptojne kete, por se po ua hoqe kete “ushqim” si mund ta shajne Ramen, ku te gjejne sebep tjeter per ta share e kercenuar ate ?

  • KY KA PERKEQESIME TE RENDA TE SHENDETIT MENDOR OSE PADRONET QE I LEVIZIN FIJET SI PUPAC KERKOJNE TE DESKRETITOJNE PER TE TERHEQUR VEMENDJEN NGA DY ANTISHQIPTRARET ME TE MEDHENJ SIMBOLIN E KRIMIT SALI DHE ATE TE KORRUPSIONIT LIKE FLORI….
    KY ESHTE FUNDI I KAZANIT TE SHPUAR MEDIATIK E NUK RRON DOT PA THASHETHEME SEPSE NUK QEVERRIS DOT ME NJE VEND TASHME TE PA QEVERISHEM E KERKON TE KRUHET6 SI SHABAN QOSJA ME DETRA ME GREQI ME O0SBE E BIELLORUSI KUR KY VEND NUK QUHET ME SHQIPERI E SHQIPTARET NE ARRATI…

  • Ti pjesë e Oligarkisë Shqiptare rrëzon pashpirtësisht gardhet e trojeve të familjeve të thjeshta dhe të ndershme në Vlorë, per t’i dhënë hapsirë Pallatit Gjigand te babait te Anetës.

    Ti qorr me sy hapur i sheh, nuk i hedh poshtë, bën sikur s’kupton gardhet, hartat, ndarjet greke në detin Jon, por vazhdon rolin e veglës dhe sharlatanit që kanë bërë disa paraardhës të tu të tjerë, por që ti s’i përmënd.

  • Ore Rame ,cjane keto romane sa gjate gjere , per tna mbushur mendjen neve popullit ,qe spo ben pazarllek mbi detin .Je i pa besueshem , shume mire komenton mereli dhe jam dakort me te ,kur thote si ti o Rame dhe Basha e Meta ,nuk keni te drejte fare te negocioni per detin .Ju pama ,ju provuam keto tre dekata .Une jam i bindur 100% ty Greket o Rame te kane lidhur koke e kembe , je i detyruar ta hedhesh vallen simbas daulles Greke dhe arsyeja eshte e thjeshte ,e kjo do dali ne nje te ardhme te afert ,do me kujtoni dhe do tme hipni te drejte o komentues dhe shume te tjere ,qe nuk komentojne .Konkretisht ,u vertetua qe para para 5 a 6 javeve ,ku Strasbourgu hoqi dore nga te gjitha vendimet mbi ceshtjen e pronave ,kondra shtetit anti prone shqiptar .Theu pa pike turpi ligjin dhe ja la mafjes shqiptare te beje cfare te doje per ceshtjet me pronat e shqiptareve ,e kjo vetem per shqiperine ..Per fat te keq gjygjtari Grek ALEXANDER qe u zgjodh ne 5 maj te 2019 me vote si gjeneral direktor i gjykates se STRASBOURGUT ,( zevendesoi zotin gjygjtarin Italian Guido )dhe te ndihmoj ty o Rame ,duke e kthyer ne nje gjykate private ,ose politike ,dhe sot te thote zgjidh e mer ,ase te falimentova ty te parin dhe shtetin shqiptar se jane miliarda po te zbatoje konventen ,ose ne fal det dhe qendron kryeminister . Greket ty o Rame ta kane mbledhur e po ti shternojne topet ,ske nga ja mban ,e kuptoj je ne siklet ,sdi kujt tja prishes e kujt tja ndreqesh ,kurse pergjegja e ime eshte se ,ti je vetfajtori , dhe per kete pergjigju vete , deri ne fund .Me keqeardhje greku do mari me shume teritor sa i takon ,ketij Rames vetem nje gjygjtar Grek me emerin Alexander ja mblodhi ,dhe Greket e dine shume mire kalin e trojes , kur dhe si ta perdorin .“???

    PS ::Sqarimi i gjate nga ty o Rame dhe natyrisht i pa nevojshem ,e qe kur je bere aq i mire te sqarosh aq gjate ,tregon se i ke breket me mut ,je ne siklet ,por je vetfajtore ,e mbaje mend , koha do te hedhi ne koshe te plehrave si politikan ,ashtu si ti ka hedhur prej kohesh pikturat e tua ne koshe te plehrave koha .
    Tme kuptojne me qarte komentuesit ,seshte fjala ne keto momente nga une ceshtja e pronave jo ,por eshte fjala investimi pa lek e gratis ,qe po ben greqia vetem me djalin e vet Alexander , qe e ka kthyer per interesat e detit gjykaten e Strasbourgut ne kuplerah ,e pa besueshme ,ja pra keta jane grekerit ,qe Rama ,po i ben tehmenah..Se per te drejtat e Cameve ne teritorin Grek as nuk behet fjale ti kerkoje llogari ky Rama grekeve ,qofte edhe sa per presion .Cfare mut burrash kurva kemi ne politikane sot ne shqiperi .me falni sinqerisht ,per fjalorin .

  • Kur thot ky eshte per te i vene duarte ne koke, ky rren ashiqare! Cdo here qe ka perdor keto ,ka treguar ne subkonshiencen e tij si paralajmerin per rrenat e tij…
    Eshte problem psykologjik, te bind vetvetin se horrlekun qe eshte to ba nuk eshte aq horrllek!

  • E njoh Myslim Pashon që kur përshëndeti në një ceremoni të një përvjetori të shkollës ushtarake Skënderbej. Me një zë të ultë, pa sforcim, lexoj përshëndetjen në emër të kursantëve të shkollës fqinje thurur me mendime shumë të goditura për mbrojtjen e atdheut që priste njerëz të përkushtuar nga bangot e shkollave ushtarake. Kur mbaroj u ngritën të gjithë në këmbë me një breshëri duartrokitjesh që nuk pushonin. Përshëndetja e tij kishte harmoninë emocionuse të një shpirti poetik me atë atdhedashës. Pas disa vitesh e takova në oborrin e shkollës së fshatit tim duke hedhur të dhënat e matjeve topografike në planshet duke më befasuar me atë që vizatonte që ishte një hartë e të njëjtit standart me hartat sovjetike që përdornim për të ndjekur kursin e anijes në lundrimin detar. Dhe dora e sigurt dhe mëndja e tij duke kombinur dijet për gjeometrinë. trigonometrinë, matematikën e vizatimin teknik, prodhoj hartat e mrekullueshme ushtarake të një standarti ndoshta më të lartë se edhe vëndeve me përvojë shekullore në këtë drejtim.
    Të mos zgjatem, nuk është rastësi reagimi i tij duke denoncuar një marrveshje poshtëruese për vëndin tonë që është në nivelin e një akti tradhëtije ku kombinohen injoranca e pafalshme me papërgjegjshmërinë politike , shtetërore dhe diplomatike të qeveritarve tanë ndaj popullit dhe vëndit, qeveritarë që le burra shteti nuk mund të jenë, por janë nën nivelin e njerëzve të rëndomtë njerëz që me siguri partnerët firmëtar në marrveshje i kanë renditur me njerëz me defiçencë mendore, pa grim mënçurie, dije shkencore e kompetence për marrveshjen, së bashku me stafin teknik që pregatiti e negocioj atë.Qe Myslim Pasha që zbuloj në dritë të djellit mjerimin total, të turpshëm të palës sonë firmëtare dhe e denoncoj publikisht. Dhe unë bëj pyetjen, këtë njeri me vlerë dhe kompetent në çështje që diskutohet pse kryeministri nuk e aktivizoj në grupin negociator? Mos ka frik se do ti prish punë për ndonjë gjë në rrjedhën e negociatave dhe çfarë pune do ti prishte ky njeri për mua me duar e mëndje flori kryeministrit tonë? Ku është problemi, hë ku është problemi, a mund të na sqaroj kryeministri?
    Unë realisht një njeriu që më thot se kur çmimi i energjisë elektrike bëhet nga 7,5 L në 9,5 lekë për kwh është ulur dhe vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë, për mua është një mashtrues ordiner i paturp qoftë edhe kryeministër.Është tamam si mashtruesi që me paturpësi thot që e shikoni atë mur të zi përball, ai është i bardhë dhe vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që është i bardh. Me gjithëatë prap pyes çfar frike ka kryeministri që nuk e aktivizon Myslim Pashën në grupin negociator?

  • Leri zoti Kryeministër këta telendarë të pa turpshëm që kërkojnë alibinë e radhës për të pastruar poshtërsinë që kanë bërë.Duan të vinë në pushtet përsëri edhe këta xhaketat e vjetra që po sillen me fjalor rrugaçësh që shqiptarët po i dëgjojnë me veshë dhe po i shohin me sy dhe po i mbajnë shënim në mëndje për ti gjykuar ditën e sovranit.Leri!Mos u merr me ta shiko punët e Shqperisë ashtu siç di vet TI.

  • daljet e Edvin Rames ne media jan pjese e lojes se ktij.

    ky si gjithe pushtetaret prioritet nr1 ka mbajtjen & sigurimin e vetes ne pushtet.
    ky ben lojra me te gjithe, a s’ka thene vet se politika eshte shah

    kjo qe lexojme nga ky, si ato qe ky publikon shpesh, i sherbejne ketij te fsheh popullit marreveshjen te kaparosur tashme me Mitsotaqis. Kjo pune eshte e mbaruar! Ka fol me shume se 3 here personalisht dhe ka shmangur te prononcohet konkretisht. Plus ketij ka vene te tijte nja 5-6 vete der tani te flasin ne te njjeten menyre.

    ky ben lojra me nderkombetaret, me Vucic, Micotaqis, me shqiptaret e Maqedonis e Malit te zi e Kosoves kur votohet atje, sigurion aleanca personale per te konsoliduar pushtetin, sic ia do mideja ketij.

    ky ben lojra me Italine, kur dergoi “mjeket e pandemise” per ndihme. Cdo gje eshte loje e shfaqje.

    ky ben lojra me “opoziten” jashte e brenda parlamentit, me Bashen e Saliun, bile sidomos me vete socialistet ben lojen me te madhe.
    ky ben lojera me pasaniket e vendit ti perdore si i duhet.

    ky loz me te tere e s’e ka per gje.

    Keto cfare shkruan as duan lexuar aq me pak marre konsiderate, jane tymnaje per popullin.

    popull vurini nje kryq te madh emrit te ketij dhe harrojeni se shteti ka objektiv juve.
    te tre partite me kryetaret pa perjashtim objektiv kan zgjatjen e jetes se tyre ne pushtet, ne kontroll.

  • O ku o mre ky lym pasha ,qe e paska pagu mir mustaqemiu i stambollit qe la nam neper bote. Ne kohen e dulles ne ishim cuba the i tundeshim botes me 13 mijle , meghithe se nuk na pirdhte njeri, tashti, mbasi kemi hangur hallve me gishte qe fshijme bythen u bem trima dhe nuk pranojme konveta nedrkomtare. O kallaballek i arnautistanit vini mend te shkoni drejt oksidentit se per nryshe do ju marohet hallva shpejt dhe ajo qe do ju mbetet eshte te hani ate hallven tjetr te komshijve , ose ate qe beni vete. Dulla do ishte shume krenare per fitorjen tende.

  • Po pse shani dhe flisni fjale banale,kur skini argument heshtni dhe mbylleni ate hale goje dhe gjeni veten ne facebukun per kafshet qorra e shurdhacer rrugesh,,,,,,ata qe u kane tradhetuar dhe kane bere pazare me atdheun tuaj ju u vini pas qorrçe o qorra rrugesh

  • Ti studenti nuk po ofendon njeri por po jep vetem argumente ashtu si Elbasani per mencurine e hajdarit te Rames (me siguri qe e ka provuar se helbete nga Elbasani eshte).

  • o njëshi ynë,o i madhi ynë,o ylli botror,mëso të flasësh si njeri o dobiçi ynë!
    boll se na çave hajdarin me këto katuromuzet e tua”Një komerdare logjike për ata që duan të dalin nga loja, dy fjalë për Greqinë dhe një vath në vesh nga unë për ju”!
    fol mor si njeri dhe jep informacion si japin qeveritarët demokratë në vëndet e botës,përfshi dhe fondamentalistët gërk!!
    ndoshta ke të drjtë o dobiçi ynë,sepse ti je tek burimi,por dhe ne brengosemi sepse “përroi nuk ka aspak ujë”!!
    o dobiçi ynë është e vërtetë që “Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë”,por problemi është se kur ti nuk jep asnjë lloj informacioni për popullin tënd?!si mund ti quajmë??
    si mund ti quajmë kur gërku çdo muaj jep informacion të hapur për popullin e tij kurse ti jo??
    si mund ta quajmë këtë lloj bisedimi??
    askush n uk po të kërkon të japësh informacione hetimore për kapjen e një krimineli a grupi kriminal!!po të kërkojmë informacion për atë që duhet të bëhet ditën me djell!pra për një marrveshje që duhet bërë brënda ligjeve ndërkombëtare!!
    a nuk e hëngrëm pothuajse brënda me saliun??
    a nuk shpëtoi për një fije falë një njeriu të vetëm,një koloneli në pension??
    as ti nuk reagove si person o i dituri ynë e as partia tënde,para se të reagonte një ushtarak në pension!!
    falë këmbënguljes së tij nuk u bë realitet kjo që ti e quan si të pamundur”Nuk bëhen marrëveshje të fshehta për këtë punë”!!
    mosinformimi,manipulimi i njerzve bën që ditën për djell të firmosen MARRVESHJE TË FSHEHTA!!
    këshut o dobiçi ynë,tradhëtar e rracë tradhëtari,mos na dil e na shet pordhë surreli!!
    ti me të vërtetë ke lindur në tiranë,por në shpirt katnar burgajeti,sot surreli,ke qënë!!
    pthu rracë e qelbur!
    i ndyrë e fodull në dyrësinë tënde!!

  • Ed Rama je i pa besushem , qe kur flet per gjysh e katragjysh qe ka firmosur panvarsin e kan ngritur shkolla , shum pasardhes te firmetarve te panvarsis nga Mutat Frasheri e shum te tjer u ben bashkepuntor te nazifashizmit ne luften e dyt , pra kjo qe permend gjysh e katragjysh me ty nuk hecen nuk i mbush mendjen kerkuj me kto histori , ti ishe kundershar mendimi siç ke then vet me baban tend qe te kish ber koken , na tregon gjyshin , ti baban tend e kishe person te veshur me pushtet ne kohen e PPSHs dhe komunist me test dhe per mua i perulem se ishte burr i rrespektuar dhe qendronte shum me lart se ty , dhe ne 92shin pellisje perpara pallatit kultures si gomar ti varim komunistet , kur ate qe te kish ber koken e kishe patur komunist , mos na trego gjyshrit ata leri ne pun te vet xhdo dash varet nga kembet e veta thot populli , kujdes me detin ti je kryeminister me votat tona per nje moment por me detin e 10 milion SHQIPTARVE mos bej pazare, mos u mburr qe e hodhe ne gjyq marveshjen e saliut ata majmuna qe vin pas tej per te vjedhur çte munden se vun ujin ne zjarr , Zoti per hir te gjakut te te parve tan la MYSLYM PASHAIN qe beri gjemen per kte tradhti komtare , ju ju erdhi turp dhe e ndoqet nga pas , e mir bet , por kujdes me pazarin e dyt deti te ndahet mas ligjit nderkomtar 50t me 50t nga bregu sarandes me ate te kofuzit , te ndahet vija ne mest mos u mer me shkembinjt qe i falet grekut ju pisat tan politikan kto koh rrupallhane nga 92shi e ktej , kujdes Ed Rama se do mbahesh mend si Mutat Frasheri qe ti e ke shum per zemer.

  • Me keta komentusit e mesiperm eshte e bukur, njelloj si tek monologu i krikut.
    Une do ti them keshtu, ai do t’me pergjigjet ashtu, pastaj une do ti them prape keshtu, e ai prape doi t’me thote prape ashtu! E une ne fund fare do ti them: O po ike, se te kam dhejere mu ne krik!

  • Ky pamfleti i kriekaqolit duket autobiografik sepse fare mire mund t’ i drejtohet kohes kur kriekaqoli cirrej e bertiste kunder Saliut dhe shitjes se detit qe i beri Greqise. Ju kujtohet more shoke se cfare akuzash leshonte nga goja kriepsikoja?
    Kujtesa eshte armiku nr. 1 kunder llomotitjeve pafund te ketij halldupi qe cfare thot sot e mohon te nesermen. Nje genjeshtar patologjik, megalloman egocentrik dhe histerik qe nuk sheh asgje tjeter vec vetes.

  • Eshte me se e qarte qe do te zbatohet pike per pike ligji dhe rreulli nderkombetar i delimitimit te ujerave…te tjerat jane llogje shqupisash qe bejne ham-ham neper blogje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *