Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e djeshme një takim me studentë të ekselencës me rastin e “Ditës së Rinisë”. Në kuadër të nismës, “Kryeministri juaj”, ku shefi i qeverisë u përgjigjet qytetarëve, zoti Rama nuk mbajti asnjë fjalim hyrës në takimin me studentët, por u shpreh menjëherë i gatshëm për t’u dhënë përgjigje të gjitha paqartësive që ata kishin lidhur me qeverisjen e vendit. Në vijim disa nga pyetjet dhe përgjigjet kryesore.
A do t’i ndihmojë qeveria nxënësit me rezultate të shkëlqyera dhe nëse po në çfarë mënyre?
Do bëjmë çmos për të ndihmuar të gjithë nxënësit, por padyshim nxënësit me rezultate të shkëlqyera meritojnë një respekt më të posaçëm. Kur kam drejtuar Bashkinë e Tiranës kemi përfshirë në programin e bashkisë për herë të parë një trajtim të veçantë për të gjithë nxënësit me 10-ta. Programi ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Dëshira jonë është që një program i tillë të shtrihet dhe të përmirësohet në vijim.
A do të ishte e mundur që për ne maturantët ju të na akordonit bursa për në universitetet europiane, pasi për prindërit tanë është pak e vështirë për të përballuar universitete me taksa të shtrenjta?
Ka një praktikë të vënë në lëvizje nga qeveria e mëparshme, megjithëse ka pasur edhe disa probleme, është e rëndësishme që është praktikë e mirë dhe duam ta mbajmë jo vetëm gjallë por ta çojmë edhe më tutje.
Të ardhurat e familjes time përfitohen nga pagat e prindërve të mi, kemi parë lajmet lidhur me taksat që mund të aplikohen, sa të vërteta janë tabelat e publikuara anë media?
Taksat nuk janë asnjëherë fjalë që tingëllon ëmbël, por unë besoj se tek taksat qëndron edhe vlera e patriotizmit të një shoqërie. Unë besoj se të paguash taksa do të thotë të jesh një patriot i mirë, ndërsa të mos paguash taksa do të thotë t’ia punosh prapa shpine shoqërisë dhe vendit tënd. Besoj po ashtu që sistemi i taksave duhet të jetë një sistem sa më i drejtë me të gjithë dhe sa më i ndershëm për të gjithë. Nuk mund të paguajnë të gjithë taksa njëlloj pasi të gjithë nuk fitojnë njëlloj. Nuk mund të paguajnë më shumë taksa ata që kanë më shumë halle, ndërkohë që ata që kanë më shumë mundësi të paguajnë më pak taksa. Sot në Shqipëri me sistemin e taksës së sheshtë, një mësues, një infermiere një polic, paguam më shumë taksa se sa kryeministri. Biznesi i vogël të paguajë më shumë taksa se sa një kompani e madhe, kjo është e padrejtë dhe ne do ta ndreqim këtë padrejtësi. Sistemi ynë i taksave do të bazohet në taksimin e ndershëm dhe jo në taksën e sheshtë. Tabelat të cilave ju i referoheni nuk janë të vërteta, nuk janë zyrtare. Ne sot jemi në një moment të vështire të ekonomisë sonë, por ne nuk mundet dot që barrën më të madhe të kësaj vështirësie tua ngarkojmë atyre që janë më të dobët. Sigurisht Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta kapërcyer krizën ku ndodhet, por kriza është e pakapërcyeshme nëse secili nuk merr pjesën e vet të përgjegjësisë.
Cili nga ministrat ka qenë ai që ju ka ndihmuar më shumë dhe cili ka qenë më problematiku?
Nuk do ishte ide e mirë të bëja një klasifikim, por për këtë periudhë kohe mund t’ju them se skuadra e qeverisë e ka përballuar, besoj unë, ashtu si duhet sfidën dhe ajo ç’ka unë kam dashur dhe dua që nga momenti i parë është që ne të punojmë si një skuadër. Kemi lënë mënjanë metodën tradicionale të punës së qeverisë dhe duke vënë në jetë një metodë të re pune që bazohet shumë në komunikimin e brendshëm mes të gjithë anëtarëve të qeverisë në takimet e përjavshme qoftë të të gjithëve bashkë qoftë në grupe të ndryshme për të trajtuar probleme të ndryshme që janë probleme që nuk mund të zgjidhen pa ndërveprim. Deri këtu, anëtarët e qeverisë janë në lartësinë e duhur dhe po e kryejnë detyrën me mjaft përkushtim dhe zotësi. Por për të mos ju lënë pas asnjë përgjigje konkrete mund të them se unë kam fatin të kem një zëvendës që jam i bindur çdo kryeministër do donte ta kishte, një ministër të Brendshëm që ka marrë nota pozitive në sytë e opinionit publik. Një ministër të Jashtëm që po bën një punë të admirueshme dhe me radhë për të mos i përmendur të gjithë ministrat që në këto dy muaj e pak nuk kanë rënë shumë në sy, por janë duke punuar me përgjegjshmëri të lartë. Në përfundim të 100 ditëve do të bëjmë një takim të hapur dhe aty jam i bindur se njerëzit do të shohin shumëçka që nuk ka qenë përpara tyre më parë.
Lidhur me ndërtimet që janë prishur në bregdet, thuhet që qeveria ka lekë të paguajë banorët dhe nuk ka lekë të paguajë invalidët.
Është një pyetje legjitime për shumë njerëz që sot janë në vështirësi. Kam dy sqarime për të bërë, e para kemi ndërmarrë një nismë që unë e konsideroj shumë të rëndësishme për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që ju meritoni që lidhet me ndalimin përfundimtar të abuzimit të përditshëm dhe të përshumëvjetshëm me territorin, me pronën tonë të përbashkët, pjesë e kësaj nisme është aksioni ynë për të çliruar bregdetin, nga të gjithë ndërtimet abuzive qofshin pa leje, apo qoftë ndërtimi në fjalë që është një ndërtim abuziv, bazuar në një procedurë që nga fillimi në fund është abuzive, por në mirëbesim qytetarët kanë shpenzuar para për të përfituar një apartament, apo një hapësirë. Do të ishte e padrejtë që këta qytetarë që kanë blerë në mirëbesim, të dalin të dëmtuar nga kjo histori që është përpjekje për të zhdëmtuar një qytet të tërë. Unë besoj një popull të tërë në një nga pasuritë e mëdha që ne kemi që është bregdeti. Këtu flasim për rikthimin e një të drejte themelore të shkelur me këmbë e të abuzuar me vite të tëra, të një qyteti të tërë dhe një populli të tërë, për të përfituar nga një pasuri kaq e madhe saç është bregdeti. Ana tjetër është pamundësia që kemi pasur për të paguar normalisht njerëzit më në nevojë që janë invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët, që prej muajsh nuk marrin pagesën. Arsyeja është sa e thjeshtë aq edhe tronditëse, sepse mbi 90% e parave të caktuara për ta janë shpenzuar për arsyet e mos arsyes së fushatës elektorale. Janë shpenzuar për tua dhënë shumë të tjerëve që janë përfshirë në këto skema pa qenë as invalidë as në nevojë ekonomik, por thjesht për tu marrë votat me lekët e atyre që realisht i meritojnë ato lekë. E para me këto lekë nuk po shembet një pallat, me këto lekë ata që kanë përfituar në mirëbesim dhe që nuk kanë arsye që të paguajnë koston e madhe, këto lekë janë shumë pak për të zgjidhur problemin e invalidëve, që po bëjmë të pamundurën dhe do ta zgjidhim.
Mund të më thoni çdo të bëhet me peshqit e mëdhenj të korrupsionit apo do duhet të harrojmë ato që kemi dëgjuar vite më parë?
Kur vijmë tek ata që ju i quani peshq të mëdhenj, s’mund të themi se në rrjetë kanë rënë peshq të mëdhenj, por nga ana tjetër ju siguroj që ne do të çojmë përpara drejtësisë, për sa na takon si qeveri, të gjitha rastet ku do të konstatojmë nga auditimi i së shkuarës arsye për ndjekje penale, pa kursyer askënd, në asnjë nivel. Këtë do ta bëjmë duke e ndarë me publikun dhe sigurisht për këtë ne do të kërkojmë që Prokuroria dhe Gjykata të marrin përgjegjësinë e tyre. Por, askush nuk do ta harrojë se tek e fundit, ne nuk jemi as Prokurori, as Gjykatë. Ne nuk kemi mandat për të harruar, por ne s’kemi as mandat për të hedhur pranga nëpër rrugë. Ne jemi qeveria e një shumice shumë të fortë, jemi shumë të vetëdijshëm për këtë, sikurse jemi të vetëdijshëm që në zgjedhjet e 23 qershorit ka patur një etje për drejtësi, të cilës do t’i shërbejmë duke bërë pjesën tonë. Numri i rasteve të goditura këto dy muaj e pak, është mbi 400% më shumë. Ju siguroj që ne do të çojmë përpara drejtësinë për sa na takon si qeveri të gjitha rastet ku do të konstatojmë nga auditi i së shkuarës, arsye për ndjekje penale, pa kursyer askënd në asnjë nivel.
Cili është vendimi më i vështirë që ju keni marrë, ju është dashur që ju të merrni këto kohë?
Sigurisht që ka qenë vendimi për armët kimike. Një vendim që erdhi për t’u marrë në një kohë kur sapo kishim filluar punën. Një nga ato vendime shumë të vështira që kjo punë t’i nxjerr përpara. Në kushtet kur Shqipëria ka marrë një rrugë të qartë në orientimin e vet euroatlantik, është anëtare e NATO-s, e angazhuar në procesin e integrimit evropian, është në një fushë veprimesh dhe ndërveprimesh ku jo gjithçka është zgjedhje e lirë. Shqipërisë iu kërkua të merrte përsipër një rol që i kalon përmasat e një vendi të vogël dhe e kthen një vend të vogël në një qytetar global. Fatkeqësisht nuk u përmbushën të gjitha kushtet që ta kishim bërë këtë vendimmarrje pozitive dhe kështu vendimi që u mor ishte ai që të gjithë e dimë dhe që ishte plotësisht edhe më dëshirën e pjesës më të madhe të popullit që u shpreh përmes një proteste që ishte në fakt pjesë aktive e një debati dhe e një procesi vendimmarrës. Mospërputhja e dëshirës me mundësitë në mungesë të kushteve për ti përputhur këto të dyja, solli vendimin dhe ai ishte realisht i vetmi për t’u marrë në ato kushte.

mos na u shmang tani apo u votove dhe ben si berisha qe na cmendi per fatosin dhe klanin e Zemunit e pastaj i futi ne skuader
Po arrestoj se ke tre muaj qe ju e gjith ministrat tu vetem ket fjal dine.Le te behet sa ma pare,po besoj se vetem me shpif dini.Nuk besoj se ka njeri si nuk e don te shkojn ne burk abuzuesit ose ne te kundert te shkojn shpifsit ose vjedhni te gjith bashk sic keni beere tash 23.
*************************************************************************************
Bravo Z.Rama, bravo ….
Je “i madhe” dhe mbeshtetes i qyteterimit qe krimineli s-Ali Bisha me provincialet verior shpellare 23 vjet u perpoqen te instaluar kulturen “BAJRAKTARE” veriore injorante.
*************************************************************************************
Duhet Denuar fort korupsioni ne te gjitha nivelet, per ndryshe nuk do kemi zhvillime cilesore dhe ju jeni shpresa e momentit, do jeni nje zhgenjim I radhes per popullin shqiptar.
E ke gabim Z. Edwin Rama. Ndrysho Kushtetuten e RSH, numrat i ke dhe nderroje te gjithe kupolen e Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te tij. Ne t’i dhame votat, erdhem edhe nga Amerika, ti tani mos bej trumcakun, por fillo vepro, vere tritolin aty ku duhet ne themelet e shtetit te korruptuar te Sali Berishes, je Kryetari i mazhorances qeverisese, mos bej Kryetarine bashkise se Vlores. Nje mik i yti besnik.
Z.Mark UK, nuk e di si mendoni Ju, por ne demokraci jane te ndara pushtetet . Pikerisht
kete ndarje kerkon te beje Edi. Ndersa Saliu i kishte te bashkuara te tre pushtetet: Legjis-
lativin , Ekzekutivin dhe Organet e Drejtesise . Pra, koncepti berishian ishte koncept dikta-
torial,duke vene nen thundrren e tij 3 pushtetet , nje qendrim mesjetar mbreteror ,ku mbre-
ti thoshte ”Shteti jam Une,,-Luigji 14- Ndersa Edi duke i ndare te tre deget e pushtetit
parashtron para shoqerise shqiptare per here te pare ne histori konceptin demokratik.
Prandaj z. Edi thote : secila dege te kryeje detyrat e veta ! Parlamenti te nxjerre ligjet ,ta zeme
per te luftuar korrupsionin duke qene keto ligje sa me te ashpra , ekzekutivi t’i dedektoje
elementet korruptive dhe t’ja paraqite organeve te drejtesise dhe keta t4 fundit te bejne
punen e tyre ne zbwrdhjen e krimeve .Por te gjithe e dime para se te largohej nga pushteti
pushti Sali i zuri te gjitha kycet me besniket e vet , duke filluar me presidentin sakat, proku-
ror dhallen, me falni Llallen, policine, Shiku-n , Shish-in ,gjykatat nga qendra ne baze ,etj.etj.
Keshtu qe intakon Edit ta zhbeje te gjithe kete rrjete mirimange te diktatorit qe u permbys me 23 qershor !
Ju te shqiperis sikur keni fytin e ngusht,po ngadal mor njerez,se kjo qeveri ka veq 90 dit qe ka ardh.Po nga te ja nis se pari.te luftoje korrupcionin ne gjygjesi,te luftoje korrupcionin ne ekonomi,te luftoje korrupcionin ne polici krimin ne rruge,te luftoje korrupcionin ne administrat,te luftoje paligjeshmerit,dhe korrupcionin ne ndertime,po ky morri dhe gjeti nje shtet te kalbur prej koke e deri ne themel.Duhet ti ipet kohe,se pari te luftoje strukturat te cilat i la sala.qe me kto struktura te zhytura ne krim dhe korrpcion,nuk behet drejtesi,sistemi drejtersis duhet nje reforme e tere.qe kur te fillohet prej zeros te mos ken mundesi njerez si zaganjori e ai prokurori pukes apo kryetari gjygjit te pukes te jen ne vende udheheqese,Qka po mendomi se zoti tahiri mnstri mbrendshem eshte ka ben,pse beri gjithe ate levizeje apo largime ne ministrin e puneve te mbrendsheme,nuk do kishte mundesi ti zbatonte vendimet e qeveris,per ta luftuar krimin ne lojrat e fatit,nuk do kishte mundesi ti shembete ato objekte qe ishin te ndertuar me para krimi dhe jasht qdo norme te planit urbanistik,me keta njerez qe kishte len sala nuk drejtohet shteti.Shifeni se qfar rezistenece i bejn kjo klik e njerezeve te korruptuar si ne mjete te informimit,si ne administrat ,si ne presidence,pra nuk sherohet plaga e 23 viteve ,per 90 dite,durim kam besim tek EDI RAMAdhe skuadra qe ka ai pas
PO KAPET SALI LULUSHIN KENI KAPUR GJITH MAFIEN E KRIMIT NE SHQIPERI MOS HARRONI XHELEN E SHKODRES SE AJO ASHT GJARPER NEN GUR THETHIN E KA PRIVATIZU LAVIRJA E 21 JANARIT