(Sipas poetit të madh tartar Musa Xhelili)
Në ju thënçin, u thye Arbeni,
Në është mik, pa turp, do t’ju gënjej,
Po të më kërkoni do më gjeni,
Do më gjeni veç ku ka betejë.
Në ju thënçin, ju ka tradhtuar,
Miq të dashur, ju gënjen sërish,
Zoti vetë më ka komanduar,
Nëpër Divizione poezish.
Në ju thënçin, zemra i ka ngrirë,
Dhe lypsarit nuk i dha lëmoshë,
Mos besoni o njerëz të mirë,
Mos besoni ç’ju thotë një kodosh!…
Në ju thënçin, në të artën stinë,
Braktisi pa turp një lozonjare,
Mos besoni!…Se për dashurinë,
Unë shkoj këmbëzbathur përmbi zjarre.
Në ju thënçin, tani është sëmurë,
Dhe shtratin ka zënë si një meit,
Mos besoni!… Unë nuk shtrihem kurrë,
Edhe po të vritem ndonjë ditë.
Në ju thënçin, humbi burrërinë,
Dhe u bë lëpitkë në këmbë të shtetit.
Mos besoni!…Nuk e fal lavdinë,
Shpirt i flakëruar i poetit.
Në ju thënçin, se shpresën ka humbur,
Në avuj rakie është mbytur,
Mos besoni!… Asgjë s’më ka tundur,
Yll i shpresës kurrë s’më ësht’ venitur.
Në ju thënçin, nata e ka zënë,
Dhe ka humbur në një errësirë,
Sërish një gënjeshtër ju kanë thënë,
Mos besoni o njerëz të mirë!
Në ju thënncin, T’ju thonë ç’të duan,
Bota është e mbushur me kodoshë,
Arben Duka asnjë fijë s’luan,
Dhe për të ndryshuar nuk ka moshë!.
4. 11. 1999

Po o pordhac po, vazhdo te shesesh pordhe. Nuk kam pare rob me te fryre se ky bejtexhiu. Po ka nje te mire se nuk e can menderen cfaredo qe t’i thuash.
Nuk te kuptoj o shahist!
Ç eshte ky inat? Janë vargje që nderojnë këdo autor!
Respekte autorit!
Gjithënje ke qene ne krah te SHQIPTARIZMES!
o farooooooooooo, po a nuk te vret veshin vetemburrja e ketij insekti?