COVID-19 në Kosovë: Regjistrohen 9 viktima dhe 120 raste të reja, gjatë 24 orëve të fundit

Leda Hysa

Sipas Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 120 raste të reja të infeksionit Covid dhe 9 viktima.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe 122 pacientë.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13,454, kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 525, ndërsa të shëruarit numërohen në 9.473.

 

l.h/ dita

Share This Article