Nisin aplikimet për transferimin e masterit tek Ekonomiku

anazapta

Çelen procedurat e aplikimit për kandidatët që duan të transferojnë ndjekjen e studimeve master pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Burimet zyrtare të këtij institucioni bëjnë me dije se kanë të drejtë që të aplikojnë edhe kandidatët që vijojnë studimet në të njëjtin cikël pranë universiteteve të huaja. Transferimi i studimit kryhet nëpërmjet konkurrimit me anë të dosjes që duhet dorëzuar prej secilit kandidat në afatet e caktuara. Dorëzimi i dokumentacionit për aplikim për transferim studimesh vijon deri në datën 12 dhjetor. Për aplikim për transferimin e studimeve në ciklin e dytë, në Fakultetin e Ekonomisë, është i nevojshëm dokumentacioni i mëposhtëm: “Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti’. formulari mund të shkarkohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Fakultetit Ekonomik, teksa mund të tërhiqet edhe pranë sekretarive mësimore. Dosja e dokumenteve gjithashtu duhet të ketë në përmbajtje edhe një sërë dokumentesh të tjera si: “Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë) dhe plan programet e lëndëve përkatëse. Kopje e noterizuar e diplomës të ciklit të parë dhe e listës së notave. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme. Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri. Fotokopje e kartës së identitetit, si dhe mandat arkëtimi në masën 2.500 lekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *