Shefja e Infektivit publikon videon e pacientit me Covid: U largua nga spitali pas shërimit

Ornela

Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Como ka publikuar së fundmi një video të një pacienti i cili ja ka dalë të shërohet nga Covid-19.

Çomo ka përcjellë mesazhin e pacientit të shëruar duke e falënderuar atë për mirënjohjen.

“Mirënjohja e një zotërie, qe u largua nga Spitali, pas shërimit,Covid 19”, shkruan Shefja e Infektivit.

Ndërkohë pacienti i shëruar ka shprehur falënderimet për të gjithë stafin mjekësor të cilët i kanë shërbyer gjatë qëndrimit në Infektiv.

“Falënderoj shumë gjithë stafin e këtij spitali, pavionin e tretë që më kanë shërbyer. Bravo iu qoftë, janë treguar heronj dhe heroina, ja u bëftë zoti mbarë”, falënderon ai.

O.J/DITA

Share This Article
5 Comments
  • s’ka falenderim mjaftueshem per mjeket qe sherojne njerez nga virusi vdekjeprures ku rrezikojne te infektohen vete.
    ik pirdhu tani mbaj maske e distance, informo mbi virusin dhe dhuro plazmen

  • Dakort, besojme falenderimet e zoterise, por personeli spitalit dhe strukturat perkatese te sqarojne per opinionin edhe deklaratat ne tv.news 24, te zonjes qe ankohej per nenen e saj.

  • Sa ka paguar ky pacienti? Pse nuk ka transparence per te gjithe? I lini pa uje ata qe nuk kane tju paguajne dhe lani surratin me nje video. Ne spital duhet te jeni te mbrpjtur me ppe dhe ventilim me ajer te pastruar. Pse te infektoheni? Te tjeret jane njelloj te rrezikuar. Pse nuk lihen familjaret ti vizitojne me orar te kufizuar?

  • Alban cfare te sqarojne spitali
    Njerin e vene nga PD-LSI per te nxire punen e mjekeve
    Cfare kerkon zonja
    Kerkon qe te flasi ore e caste dhe te rrij te diten me spital sic bejne me gjithe rastet ku per cdo te semure vjen i gjithe fisi me spital
    Pyesi njehere jashte vendit me vendet ku doni te aspironi
    Nuk te le kush qe ore e caste ti do komunikim me mjekun
    Mjeku jep kuren sipas protokolleve spitalore dhe ndiqet nga personeli
    Ne bote nuk ka personel qe te bej llogje me pacientin dhe familjaret
    Ka gjysma ore ne dite takim per rastet kur lejohet
    Spitalet tona si publike dhe private dhomat ne cdo ore te dites jane te mbushur me familjare te cilet gje je 100 menyra per te hyre brenda
    Para se te kerkojme llogari tek te tjeret duhet te respektojme vet rregullat
    Te perdorim masivisht maskat
    Te lajme Duarte
    Mos perqafohemi dhe puthemi me te tjeret qe nuk banojme me nje shtepi
    Mos peshtyjme sekrecionet me toke
    Kur te teshtijme ta veme koken tek cepi I krahut etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *