Njoftim nga Ambasada greke në Tiranë: Pezullohet përkohësisht lëshimi i vizave nga konsullatat, aplikantëve do t’u kthehen pasaportat

Arta Taja

Ambasada greke në Tiranë njofton se është pezulluar lëshimi i vizave nga konsullatat në Shqipëri për shkak se janë marrë masa të reja për COVID-19.

Ajo fton qytetarët aplikantë që kanë dëshirë, të tërheqin pasaportat e tyre, pasi viza nuk do tu jepet momentalisht. Për këtë aplikantët duhet të kontaktojnë Autoritetet konsullore.

 

NJOFTIMI NGA AMBASADA GREKE

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar.

Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.

a.t / dita

Share This Article
1 Comment
  • Ngelet vetem qe ministri jone i jashtem Ramoshja, te pergezoje ambasaden per marredhenit e shkel-dhyera! (ne s’kemi fare ambasador ne anen tjeter)
    Nderkohe Luka ne Minsku vazhdon te talle trapin duke kerkuar referendum per ndryshime kushtetuese, nderkohe protagonisti i vetofruar per “ndihme” nga ana tjeter as nuk u kujdes ta shplante gojen per referendum te supozuar. E jo me standartin e Lorencos ne Italy qe mbas referendumit per ndryshime kushtetuese u dorehoq dhe i qendroi fjaleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *