Dhimbjet e atdheut dhe shpirti i poetit

Ornela

-Për poetin, pandeminë dhe virusin që shumë jetëve “Ju dha arkivolin dhe dritës verbërinë“ .

Meditim kur dëgjoja këngën: “Shqipëri o vendi im” të Hysni Milloshit dhe Avni Mulës

 

Ndoc Logu

 

Kur u përhap pandemia, ndryshe Kovid -19, ose virusi korona, Shqipëria, ashtu si tërë vendet, u ngjujua në një burg të stërmadh, ku shtëpia e secilit, u kthye në një “qeli” familjare. Dje ndodhi pikërisht ajo që thotë poeti se, ky virus ”Ju dha shumë jetëve arkivolin dhe dritës verbërinë“. Kjo po vazhdon akoma me ritme të larta edhe mbas 6 a 7 muajsh na thonë se, e kemi nën kontroll. Në fakt, pandemia po ju imponohet popullit. Jeta mori kthesën e disfatës. Madje akoma vazhdon. Dhe askush nuk e di fundin, as pasojat, vetëm ata që e shkaktuan. Askund në botë nuk guxojnë ta thonë të vërtetën. Dhe, kjo, është shkaktuar nga njeriu me vetëdije të plotë. Jo nga natyra.

Në kushtet e rrethanat e vështira, të jetës një kombi, siç janë luftrat, epidemitë, katastrofat natyrore, tërmetet, përmbytjet, thatësirat e zgjatura e të tjerë, njerëzit, prisit e popullit, shtetrarët e përgjegjshëm, gjithmonë e kudo : ju drejtohen vlerave të historisë së vet, të dekadave e shekujve të shkuar, heronjve, atdhetarëve të mençur që i ka nxjerrë populli i vet. Ata, vlerat e tyre,  përdoren e shfrytëzohen si referencë nga e shkuara, si vlerë aktuale për kohën e vështirë, si ndërgjegjësim dhe frymëzim për të përballuar të papriturat që mund të jenë fatale. Kështu ka ndodhur edhe me shqiptarët përgjatë shekujve e të çdo brezi. Koha e lavdishme skënderbejane ka shërbyer si referencë e frymëzim për qëndresë dhe luftën drejt lirisë. Kështu edhe për luftrat pas Skënderbeut, deri tek LANÇ dhe ajo e UÇK-ës. Kështu edhe me frymëzuesit e diturisë, të gjuhës dhe shkollës. Duke ju referuar kësaj historie, popullin tërë brezat i mban gjallë. Ju tregon nga vijnë, ku duhet të shkojnë. Nga kjo bëhen të vctëdijshëm dhe të përgjegjshëm për t’i pasuruar vlerat e historisë së popullit tonë, me vlera të reja.

Tashmë, është vërtetuar nga historia jonë se: historia dhe heronjtë frymëzojnë. Edhe me fjalën edhe me veprën në të gjallë të tyre. Edhe me aktin e rrënjës. Prandaj e përsërisim në shkrimet tona se: heronjtë nuk vdesin. Ata, vetëm marrin ca plagë. Edhe nga varret frymëzojnë brezat. Po kështu ndodhi me heronjtë dhe dëshmorët e LANÇ: Vasil Laçin, Qemalin, Vasilin, Vojon, Avniun, tre heronjtë e Shkodrës, pesë heronjtë e Vigut, Kajon, dy Asimet, e të tjerë. Këta dhe qindra të tjerë e gjetën shembullin e sakrificës nga plejada e lavdishme e paraardhësve si: Mic Sokoli, Isa Boletini, Jakup Ferri, Azem Galica, Selam Musaj, Avni Rustemi, Halim Xhelo dhe qindra e mijëra të tjerë. Kështu ka ndodhur edhe me shkrimtarët e poetët. Kur isha në Drenicë, me kanë treguar se: Tahir Meha, me gjithë babë, pas 12 orë luftë me qindra forca milicie e ushtrie serbe, në pranverën e vitit 1981, në kullën e tij, ishte vra, duke kënduar këngën “Oj Shqypni mos thuaj marova” me vargje të poetit luftës Hil Mosi, të shkruara pikërsht për luftrat e fillim-shekullit të kaluar. Po duke kënduar këtë këngë “Oj Shqypni mos thuaj marova”, u vra edhe Adem Jashari, i 56-shti luftëtar i asaj beteje pas pesë ditë e netësh me 7 mars 1998, kundër të njëjtit pushtues, serb.

Këngët, vajet, tregimet për ngjarjet dhe heronjtë, amanetet, poezitë e tjerë, të krijuara nga poetët, shkrimtarët, por edhe nga populli që mbetën anonim, edhe kur nuk kishim shkollë e kulturë, tramsnetoheshin brez pas brezi si amanete, si këngë, si kujtime nga e kaluara jonë.

Gjatë izolimit shtëpiak, nga rreziku i virusit vrastar, në pranverën e këtij viti, tërë shqiptarët, u ndjenë disi ngushtë. Gati si para një rreziku fatal. Nuk ishte thjeshtë dëshpërim ndaj dikuj a diçkaje. Kishte ankth nga një realitet trishtues si përpara një humnere fatale.Kishte tronditje shoqërore. Në kushte të tilla, mendja të vete kudo, edhe tek më e keqja. Për të larguar disi streset e ditës-natës dhe monotoninë stresuese të ngujimit, njerëz të ndryshëm zgjidhnin forma të ngjashme e të ndryshme, sepse edhe mundësitë për të zgjedhur ishin të pakta. Libri dhe lapsi ishin për disa, argëtim e ngushëllim. Por edhe vlerë e shpresë, sepse ajo që lexon ka dobi. Ajo që shkruan mbetet dhe mund të shërbejnë më vonë si dëshmi e referencë se çfarë ka ndodhur. Disa të tjerëve ju shkoi mendja tek vlerat e së shkuarës jo të largët, por që janë vazhdimësi brezash e vlerash.

Disa zgjodhën muzikën si forma më e shpejtë e komunikimit për të përcjellë mesazhet e shpresës se : populli nuk do të shuhet, se Shqipëria do të jetojë në shekuj. Dhe të parët që i thërret koha, në këto stiuata, janë poetët, shkrimtarët atdhetar, muzikantët, këngëtarët, që kanë krijuar dhe interpretuar, në krijimet e veta, historinë, vlerat, ndjenjat dhe aspiratat e popullit në kohë e situata të ndryshme. Një grup i kësaj fushe, ndoshta disa dhjetar, seç ju shkrep t’i kthehen arkivit të këngës të para vitit 1990, tashmë të ndaluara, nga këta të 30 vjetëvc të fundit që na shiten si demokrat e atdhetar të mëdhenj. Por vlerat e së shkuarës ju vrasin sytë, i shurdhërojnë, i bëjnë të ndjehen keq. Kjo, nga se pasqyra e rendit që ka fytyra dhe shpirti i tyre, i nxjerrë keq, ashtu siç janë në të vërtetë. Ata, muzikantët, u zhytën në mykun dhe pluhrin e 42 vjetëve më parë, në arkivin muzikor të RTSH, me 1978, ku dora, mendja dhe shpirti, ju pikasën tek kënga “Shqipëri o vendi im”, që në festivalin e atij viti në RTSH, kishte marrë çmimin e dytë. Teksti i këngës ishte shkruar nga Hysni Milloshi, ndërsa muzika dhe kënduar nga artisti Avni Mula. Teksti i kësaj kënge është i thjeshtë, i qartë, lehtësisht i kuptueshëm. Ai, tekst, ka dramë, dhimbje, dashuri për atdheun, lot, mall, por edhe shpresë. Ajo fillon kështu:

Në palë të flamurit kishte marrë,

Gjyshi plak një grusht me dhé,

Të na thotë se kemi nënë,

Se nuk jemi pa Atdhe.

 

Brez pas brezi përtej detit,

Një grusht me dhé na mbajti gjallë,

Ja ku erdha, jam pranë teje,

Tokën puth e bëhem djalë…

Inteligjenca dhe prokupimi atdhetar i poetit, na sjell këtë fakt nga historia e emigrimeve të detyruara e të gjata të popullit tonë, se edhe ky grusht dhé, i mbështjellë në palën e flamurit, do t’ua mbajnë endrrën e vet gjallë, për t’u futë në gjak edhe dashurinë e fëmijëve të lindur e të rritur, atje larg Shqipërisë, për të kujtuar edhe ata për vendin e tyre.

Ja, kështu, me pak fjalë është historia e këngës. Këtë fakt historik që ka kënga, unë e dija që kurse isha i vogël. Kjo ka ndodhur edhe në krahinat e tjera. Por në artin e pavdekshëm poetik dhe të këngës, e ngritën Hysni Milloshi dhe Avni Mula. Si duket të 30 vjetët e fundit, ishin të pa efektshme për ta bërë këngën të pa vlerë, për ta nxjerrë jashtë kujtesës dhe shpirtit të popullit, këtë xhevahir kënge.

Kënga, me parë poezia duhet thënë, ka në thelb largimin e shqiptarëve, zbrazjen e vendit, në kohë të ndryshme e pandërprerë. Si me tragjikun, poeti, ka parasysh, emigrimin biblik pas vdekjes së Skënderbeut. Edhe më pas kanë qënë të shumta. Kjo poezi, e më pas kënga, sikur ishte shkruar edhe për vitet pas vitit 1990, deri në ditën e sotme. Siç duket, që të dy largimet masive, ose më masivet me diferencë kohe rreth pesë shekuj e një çerek  qenkan të lidhur, ose kanë ndodhur, pas largimit nga jeta të prirësve legjendar. Së pari u larguan nga dhuna e pushtuesve. Së dyti nga se e humbën shpresën tek qeveria dhe vendi i vet. Ata u larguan, por në çdo rast, kokën e mbajtën pas. Malli nuk ju shua kurrë. Kujtimin e morën me vete. Dheun e tokës ku kishin lindur e mbështollën në palët e Flamurit dhe e futën në gji. Ky grusht dhé,- na mbajti gjallë – thotë kënga. Pra kjo këngë malli, këngë shprese dhe besimi e 42 vjetëve të shkuara, u përzgjodh, për t’ja risjell popullit si mesazh se: ç’ka bërë ky popull për lirinë e jetën, edhe larg atdheut. Ishte një gjetje mjaft e mirë, e bukur, por edhe e guximshme se: ata që i kanë futur këngët me tekst të Hysni Milloshit, në “fondin e këngëve të ndaluara”, nuk do ta prisnin mirë. Dhe jo vetëm këtë. Vetëm në 15 vjet, 1974-1989, janë plot 44 realizime muzikore me tekst të poetit Hysni Milloshi. Dhe që të gjitha të ndaluara, edhe pse që të gjitha ju kushtohen vlerave, historisë, luftës, lirisë, popullit, Shqipërisë dhe bijve të saj atdhetar. Por, megjithëse, na risollën me zë, figurë të tjerëve, këtë perlë muzikore, inicuesit u treguan jo serioz, mospërfillës, mosmirënjohës, ndoshta xheloz, ndoshta cinik, ndoshta edhe frikacak. Ndoshta nga pak nga të gjitha. Për ta risjellë këtë këngë, siç na thanë me mburrje, u angazhuan me dhjetra njerëz. U bënë biseda e intervista pompoze sikur: Kostandini na kishte sjellë Doruntinën. Por si për çudi dhe turpin e tyre, asnjë nga fosilet, as të angazhuarit në këtë kopjim muzkor, nuk e zuri me gojë emrin e poetit, që kishte shkruar tekstin. Madje as vajza e Avni Mulës që e kishte bërë muzikën dhe kënduar këngën babai i saj. Eshtë i mrekullueshëm dhe i paharrueshëm bashkëpunimi i Avni Mulës me poetin Hysni Milloshi edhe për këngë të tjera si: “Kasollja e Galigatit”, “Trëndelinë dhe këngë“, “Nëno moj, do pres gërshetin”, “Një djep në barrikadë“, “Shqipëri o vendi im”. Jo pak, por 17 prej këngëve të Avni Mulës, janë me tekst të Hysni Milloshit. Nga këto të 17 këngët, 5 prej tyre janë kënduar nga vetë Avniu. Dy me E. Qazimin, dy me Aida Hiskun dhe një me Vaçe Zelën.

Eshtë e palejuar, është e pa dinjitetshme, është edhe e dënueshme t’i heqësh autorësinë tjetrit, nga krijimtaria e vet. (Vetëm pasi mbaron kënga, thuhet emri i poetit, në shkrim). Organizatorët e këtij shablloni muzikor, bënë gabim që heshtën emrin e një poeti që nuk jeton më. Vetëm të panderit sulmojnë të vdekurit. Por edhe pse i vdekur, vargjet e tij frymëzojnë të gjallët. Ata, duhet të fillonin nga autori i tekstit të këngës. Pastaj muzika dhe kënga. Teksti i bukur i poetit Hysni Milloshi, e frymëzoi artistin Avni Mula që na dhanë këtë këngë mesazhmadhe për çdo kohë. Ndryshe nuk do të dilte e tillë. I pari është teksti. Nga një tekst i dobët nuk mund të dali kurrë një këngë e mirë. Aq më tepër për ta përdorur si mesazh shprese për mbarë kombin në ditët e një tronditje të madhe. Se po të ishte ndryshe, përse nuk zgjodhën vargjet e “Vrimës” të Rita Petros? (“Vrima” është titulli i një libri me poezi perverse e Rita Petros, ku ka edhe këtë fjali: “… A nuk e ke pa kuan që ja fut lopës…” Dhe të mos e lemë pa thënë se, autoria e këtij libri pervers, është vlerësuar me çmim të parë dhe para si shpërblim.

Kënga e Hysni Milloshit dhe Avni Mulës, “Shqipëri o vendi im” edhe pse nga më të bukurat e këngëve shqiptare, si përmbajtje dhe realizim muzikor, të gjitha TVSH, Thoma Gëllçit edhe tërë parardhësit e tjerë, i kanë futur në “fondin e ndaluar”! E ndërsa ndalohen tekstet e këngëve dhe krijimtaria atdhetare e Hysni Milloshit, çdo banalitet e pornografi vershon në filma, emisione TV, në gazeta, në botime e çdo publikim, me mishra lakuriqe e fjalor banal, me poronografi e kriminalitet, me nëpërkëmbje të vlerave tona të familjes e ato kombëtare. Kur e dëgjova këngën thashë: I paskan nxjerrë nga burgu këngët e Hysni Milloshit. Boll kishin 30 vjet burg. As poeti s’kishte vrarë njeri. As krijimtaria e tij nuk vret, as nuk bënë thirrje ndjellakeqe. Ato, këngët, ju kushtohen vlerave tona. Ndryshe ato dënojnë tradhëtinë, tradhëtarët, të keqen, pabesinë, turpet. Si duket këto të fundit, këngët me teskt të Hysni Milloshit, janë dënuar me ndalim, pastaj me heshtje, me shpresën për t’i dërguar drejt harresës. Kështu mendova ato ditë që na risollën këngën. Me pas, shpresova kot si duket se do t’i nxjerrin nga fondi “të ndaluara” edhe këngët e tjera. Pastaj, veprën “Atdheu”, “PKSH për çështjen kombëtare”, librin për Q. Stafën, poemën “Roza e Zezë“, ndoshta edhe mbi 50 vepra gjithsejt.

Por nuk qenka kështu. Nuk qenka e thënë ajo që mendova gabimisht. Rendi ku jemi është i pabesë. Është tinzar. Të poshtëron duke të bërë lajka. Të fut në burg dhe poshtëron edhe atdhetarin më të madh. Vendos në pjedestal edhe tradhëtarin më të urryer. Të vret për të mirën tënde që të mos vuash. Më pas, vjen edhe të qanë. Të ushqen me tërë flliqësitë më shkatërrimtare e të thotë: “Këto janë modernitete”, “Janë europianizim”. Ndalimi i këngëve me tekst të Hysni Milloshit, është i pashembullt. Thjeshtë, vetëm se janë atdhetare në çdo shkronjë e varg poezie. As autori nuk ka demtuar kurrë, në tërë jetën e tij, asnjë pupël zogu. Edhe liria e këngës “Shqipëri o vendi im”, nuk ju paska firmosur lirimi nga burgu. Nuk na  u tha: kishte leje për pak ditë, si të burgosurit që ju dha leje nga pandemia, apo kishte dalë pa leje?! Kjo e fundit do të jetë, me që nuk po këndohet më. Do të jetë burgosur përsëri. Por çudia me këngët me tekst të Hysni Milloshit vazhdojnë. Me datën 5 maj 2020, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte bërë vizitinë e rastit tek varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Më pas, ai, shpërndan këngën “Nëno, moj, do pres gërshetin”, po me tekst të Hysni Milloshit dhe muzikë të Avni Mulës, e kënduar nga Avni Mula dhe Vaçe Zela. Kënga është realizuar 42 vjet më parë dhe kishte marrë çmimin e parë. Kishte 30 vjet e burgosur edhe kjo. Po këngët e tjera: “Trëndalinë e këngë“, “Një djep në barikadë“ e vlerësuar me çmimin e parë, “Më kujton ti ato vite”, “Borë me hënë“ e tjera?

Kënga e mësipërme: “Nëno, moj, do pres gërshetin”, që shpërndau kryeministri në kujtim e respekt për 28110 dëshmorëve të lirisë, është kënga me personifikuese e vlerave të fomrës liridashëse shqiptare. Ja diçka nga teksti i saj:

Nëno, moj, më puth në ballë,

Me fuqinë e kësaj toke,

Që kurrë plumbi mos më marrë,

Se nuk vritet puthja jote…

……………………………………..

Nëno, moj kërkoj lirinë,

Ja e vdekur, ja e gjallë,

Më beko për Shqipërinë,

Si bekon nëna një djalë…

……………………………….

Mos i pyet zogjetë nëpër pyje,

Ku kam qënë e ku s’kam qënë,

Gjurmë më gjurmë do lë ca yje,

Të më gjesh kudo, moj nënë.

…………………………………….

Një nga një i mbledh në vezme,

Nënë, moj, në qiell rrufetë!…

Vajza partizane, pasi i thotë nënës, më puth në ball se, nuk vritet puthja jote, i kërkon nënës për ta bekuar për Shqipërinë, që do të thotë edhe bekim i luftës dhe rrugës së saj për të sjell lirinë. Partizanja, i lutet nënës: të mos e kërkojnë në pyje e të mos i pyes zogjtë e malit se: gjurmët e saj do të lënë ca yje, që nëna ta gjejë kudo. E në se nëna i qan hallin vajzës për fishekë, partizanja i tregon nënës: “Një nga një i mbledh në vezme”, Nëno, moj në qiell rrufetë. Aq lartë ngrihet vetëdija e vajzës shqiptare për lirinë e vendit; o e vdekur o e gjallë. E në se i mungojnë fishekët, partizanja shqiptare, do të mbledhë rrufetë për të qëlluar pushtuesit. Eshtë shumë e çuditshme se: përse është ndaluar kjo këngë? Unë nuk e di si mund t’i thotë vetes shqiptar, ai që ka urdhëruar ndalimin e kësaj kënge? Këtë mund ta bëjnë vetëm pushtuesit. Mund ta bëjnë edhe tradhëtarët, por jo ata që e duan Shqipërinë e lirë. Në se do të ngrihej një përmendore, kushtuar femrës atdhetare shqiptare, vargjet e kësaj kënge, duhet të shkruheshin në të. Në se do të shkruhej një himn për tiparet dhe vlerat e femrës shqiptare, teksti i kësaj kënge, do të ishte më i përshtatshmi për të. Në se do të shkruhej, ndonjëherë një simfoni për vlerat e mësipërme të femrës shqiptare, teksti i kësaj kënga dhe muzika do të ishte më i gjeturi. Në këtë vepër arti përjetësuese, në se do të realizohej ndonjëherë, do të  memorizohej dinjiteti i 90 vajzave që u hodhën tek shkëmbi i Vajës në Krujë, për të mos rënë në dorën e pushtuesit, aftësia organizuese e luftarake e Bublulinës, trimëria e pashoqe e Norës Kelmendit, Tringës së Malësisë dhe Ganimetes, vetëdijes dhe sakrificave për lirinë të Shote Galicës, Margaritës, Bules e Persefonit, të Z. Çurrës e deri tek nëna dhe bashkëshortjae Adem Jasharit që u vranë në ato pesë ditë e netë lufte në marsin e vitit 1998 kundër forcave pushtuese serbe. Këto, do të ishin simbole dhe personifikimet e femrës shqiptare: e shprehur edhe tek poezia dhe muzika e këngës : “Nëno, moj, do pres gërshetin”.

Teksti, muzika, interpretimi, mesazhi që përcjell ajo këngë janë me të vërtetë një simfoni e paçmueshme, e pa përsëritshme dhe e pavdekshme e vlerave poetike e muzikore shqiptare, për çdo kohë. Si mund të burgoset kjo këngë? Po kënga “Shqipëri o vendi  im” përse u burgos përsëri? Me kë tallen këta: me popullin, pandeminë, apo me vetveten, që mburren me diçka që nuk ju përket!? Kënga nuk kishte asnjë mangësi. Nxirre nga burgu e transmetoje, kaq duhej. Përse u ekzaltuan kaq shumë këta mburravec, këta kopjac, këta shabllonist? Po vajza e Avni Mulës, përse ju bashkua këtij taborri kopjacësh?

Duke shpërndarë këngën “Nëno, moj, do pres gërshetin”, Edi Rama, bëri një xhest pozitiv. Ndoshta si individ, ndoshta si kryeministër. Ai, mundet, të ketë pasur si synim për të korrigjuar diçka nga sjellja e ashpër e tij, në fillimet e viteve 90-të, ndaj LANÇ, ndaj atyre që bënë luftën, por edhe ndaj atyre që mbrojtën LANÇ, përfshi edhe poetin Hysni Milloshi. Në se është kjo, është shumë vonë. 30 vjet më pas s’ka mbetur gjë për të korrigjuar. Tradhëtarët janë vënë në piedestale. Edhe poeti ka vite që ka ndërruar jetë. Por jeton e gjallë krijimtaria poetike, letrare dhe publicistike e tij. Sjelljes politike të Edi Ramës parë, Hysni Milloshi, ju kishte përgjigjur me një satire të hollë poetike kështu:

……………………………………

Institutin e Lartë të Arteve,

Pushtonte radiot, gazetat,

Kalat ideologjike me radhë,

Byroistët të tharë si galetat,

Po endin flamurin e bardhë,

Ndërkaq një artist i pa art,

Alias Edvin Rama i parë,

Pikturonte Manifestin xhelat:

“Komunistët në litar, veteranët në hanxhar”

Perdja u hap, një marsh funebër si fillim,

Në skenën që nxinte e nxinte si honi,

U pa të dalë me nxitim,

Zotni kundërrevolucioni…

Mjaft e qëlluar sarkazma poetike e profetike, kjo replikë përgjigje e poetit, për nipin e Byrosë Politike.  Por, si duket, tani Edi Rama i dytë, si kryeministër, ka mendim tjetër për poetin dhe krijimtarinë e tij atdhetare. Ndodh, nga ndonjëherë se, shërbëtori, ka mendim tjetër nga zotëria. Drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ish koleg me poetin dikur, nuk lejon daljen nga burgu të këngëve me tekst të Hysni Milloshit.

Futja e këngëve, ose e tërë krijimtarisë muzikore, me tekste të Hysni Milloshit, ka çuar në “Fondin e ndaluar” edhe 17 këngë të Avni Mulës, disa këngë të kompozitorit Pjetër Gaci, Naim Gjoshit, Çesk Zedesë, Ilir Dangëllisë, Aleksandër Peçit, Kujtim Laros, Osman Mulës, Sokol Shupos, e të tjerë. Ju është ndaluar e drejta, padrejtësisht, për të pasur në qarkullim, këngët e veta rreth 60 këngëtarëve si: Avni Mulës 17 këngë, Vaçe Zelës, Marina Grabovarit, Bashkim Alibalit, Luan Zhegut, Aida Hiskut, Tonin Tërshanës, Kozma Dushit, Liljana Kondakçiut, Pandi Zguros, Ermira Babaliut e jo pak të tjerë. Po nga kush dhe për çfarë arsyesh është bërë kjo ndalesë? Kush e bënë akoma edhe sot? Kush janë këta dhe me çfarë kurajo na ndalojnë këngët tona, këngët e jetës dhe të shpirtit popullit tonë. E nga ana tjetër të tëra TV janë mbushur me pornografi si kuplarat, me këngë e tekste banale e mishra lakuriq, nga çdo vend i huaj.

Në Shqipëri, ndalohet vepra “Atdheu” e Hysni Milloshit, dhe po në Shqipëri, botohet e ribotohet libri i  hiperbolizuar dhe manipuluar i Hitlerit! Në Shqipëri, ndalohet libri i Hysni Milloshit “PKSH për çështjtjen kombëtare”, dhe nga ana tjetër, lejohet botimi i një të huaji, O.Shmit, që na akuzon, mohon e poshtëron krenarinë tonë kombëtare Gj.K.Skënderbeun. Në Shqipëri, ndalohet botimi i librit të Hysni Milloshit: “Djaloshi që rrezaton gjeniun” kushtuar Q. Stafës, e nga ana tjetër botohet libri për tradhëtarin E.P. Toptani nga I. Konomi. Në Shqipëri, krijimtaria atdhetare e Hysni Milloshit ndalohet, e ndërsa konsiderohen si pjesë e kulturës kombëtare, disa zhgaravina abstrakte, gjoja piktura të Maks Velos, i cili tërë jetën nuk pushoj, duke sharrë Shqipërinë e njerëzit e saj! Në Shqipëri, rrëzohen nga piedestalet heronjtë dhe vendosen atje tradhëtarët. Për B. Currin, L.Gurakuqin, H. Prishtinën, E. Isufin, A, Rustemin, për 15 dukagjinati, për Baraktarin e Shalës me gjithë djalë, heshtet sikur të mos kishin ekzistuar kurrë. Ndërsa kriminelit dhe tradhëtarit që i vrau, A. Zogut, i vihet shtatorja në kryeqytet, sikur do të sfidojnë Skënderbeun! Ky është një krim që ju bëhet heronjve pas vdekjes. Ky është edhe një turp.

Sikur të mos mjaftonin të tëra këto sulme nga politikan, qeveritar, mediat kuplaraje me gazetar rruge, edhe në të gjallë, edhe pas vdekjes, poetit, Hysni Milloshi, tamam  në ditën e vdekjes, pa i ra akoma dheu mbi fytyrë, siç i thonë, na del një shpirtzi me emrin Alfred Lela, i cili disa herë na heq pantallonat përpara tërë publikut shqiptar, duke e ironizuar dhe fyer publikisht poetin për së vdekuri. Në të gjallë të tij, ky burracak, nuk guxoj ta bënte këtë. Edhe kur ndërroi jetë heroi i popullit Shefqaet Peçi, e përbaltën me fjalë banale rrugaçësh. Kështu edhe poetin tjetër D. Agolli, e sulmoj një rrugaç pa u varrosur akoma. Kështu u sollën edhe me N. Hoxhën. Kështu edhe me mjeken e nderuar A. Rama(Koleka), nëna e kryeministrit. Këta perversa banal, po paraqiten më të ndyrë se serbët. Kriminelët serbë e grekë kanë një shprehje: “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”! Ndërsa këta bastardët tanë, edhe të vdekur të mallkojnë. Duan që as ato dy metër tokë, të mos ta lënë. Tamam si babai shpirtëror i tyre, që sapo erdhi në pushtet, zhvarrosi 13 nga personalitet e vendit.

Po, nejse. Sido qofshin qëndrimet e politkkanëve dhe qeveritarëve kalimtar, krijimtaria poetike, letrare, artistike, por edhe politike atdhetare e Hysni Milloshit do të rrojnë sa të rrojë vetë populli. Ai na ka lënë të shkruar me gërma malesh kredon e vet:

M’u në majë të universit, s’dua, them flori dhe ar,

Dua vetëm që të rroj e të vdesi si një shqiptar!

………………………………….

dhe se:

Jam ushtari i madh popull në truallin tim mijëravjeçar,

Veç një herë në gjunjë bie: kur puth Flamurin Kombëtar….

Share This Article
6 Comments
  • I dashur Ndoc, nuk ishte nevoja te shkruaje kaq gjate. Ajo kenge e mrekullueshme “Shqiperi, o vendi im” ka edhe vargjet: “Me Enverin, me Partine …” : Po keto vargje ku t’i çojme? Apo te vazhdojme t’i kendojme Enverit e Partise?

  • Patetike,Pathos,folklor enverist.
    varrosje,c`varrosje,,Keni bere nga keto ju enveristat,?
    Po ty or malok te kane lene tufen per dimer,enveristet?
    Si Pilo Shpiragut?
    Enverizmi nuk filloi as ne Matl,as ne Puke..
    Batalioni i toger babes kendonte kengen:-o Cobo,o Cobo/T`i qim GEGES nenen-o.
    Shko or Noc,ha noi pacamurr.Te paska lene enveri ty amanet,vijen !!!!! Nje cope malok!!
    Po te ishte per t`i dale zot enverizmit ,i dilte i biri.
    Pastaj Zona e pare Operative ,qe e gezuan enverizmin.
    Degjo Hymnet patetike te Korese Veriut,se ngjajne me hymnet e Avni Mules.
    Avni spihunit.
    Agjenti sigurimit enver hoxhes,
    Firmatari Peticioneve te Sali Berishes.
    O Noc logu,.Te dhjefsha Pathosin Rrevolucionar!

  • Patetike,Pathos,folklor enverist.
    varrosje,c`varrosje,,Keni bere nga keto ju enveristat,?
    Po ty or malok te kane lene tufen per dimer,enveristet?
    Si Pilo Shpiragut?
    Enverizmi nuk filloi as ne Matl,as ne Puke..
    Batalioni i toger babes kendonte kengen:-o Cobo,o Cobo/T`i qim GEGES nenen-o.
    Shko or Noc,ha noi pacamurr.Te paska lene enveri ty amanet,vijen !!!!! Nje cope malok!!
    Po te ishte per t`i dale zot enverizmit ,i dilte i biri; Zona e pare Operative ,qe e gezuan enverizmin.
    Degjo Hymnet patetike te Korese Veriut,se ngjajne me hymnet e Avni Mules.
    Avni spihunit.
    Agjenti sigurimit enver hoxhes,
    Firmatari Peticioneve te Sali Berishes.
    O Noc logu,.Te dhjefsha Pathosin Rrevolucionar!

  • Edhe ju mu dukët me këtë shkrim një shqiptarë i vërtetë si Hyni Milloshi.Shqipëria e ndien vetë se cilët e duan me gjithë shpirtë.Shqipëria i dallon shqiptarët me përbërje metalike,nga ato shqiptarë ptej përbërje plastike.Magneti Atdheut thith pjesët metalike,jo ato plastike.Pjesa juaj kritike,ishte për mbetjet plastike

    e.isufi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *