Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga pandemia COVID-19, e cila ka infektuar më shumë se gjashtë milionë amerikanë, ekspertët po mësojnë se ndikimet e virusit mund të zgjasin më shumë sesa pritej.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se shumica e amerikanëve që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus mund të kthehen në punë ose shkollë 10 ditë pas shfaqjes së simptomave, përveç nëse sëmundja kërkon shtrim në spital.
Gjithashtu studimi i ri sugjeron se virusi dhe simptomat nuk përfundojnë brenda kësaj periudhe kohore.
Sipas hulumtimit të botuar në British Medical Journal, pacientët duhet të presin më shumë se një muaj para se të konstatohet se e kanë mposhtur coronavirusin.
Studimi sugjeron gjithashtu që rreth një në pesë teste negative janë të rreme, që do të thotë se shumë më shumë po e përhapim virusin, raporton CNN.
a.t / dita
