RAMA / Investimet në energji, revolucion. Më parë nuk investonim për shkak të borxheve

Arta Taja

Edi Rama u shpreh krenar për strategjinë e qeverisë së tij për investimet në energjetikë. Pa këtë lloj strategjie, tha ai, humbjet në rrjet do të vazhdonin të ishin të larta.

Duke inspektuar një nga këto investime që po kryen në nënstacionin e Uzinës së Autotraktorëve në kryeqytet, ministrja Balluku dhe drejtori i OSHEE-së premtojnë se brenda këtij viti këto humbje do të shkojnë tek shifrat e premtuara.

“Në 7 vjet janë bërë më shumë se sa në dekada dhe kur mendoj se ku do të ishim sot sikur këto që po bëjmë të ishin bërë hap pas hapi, është vërtetë për të vënë duart në kokë”,  – u shpreh kryeministri Rama.

 

Në nënstacionin e Uzinës së Autotraktorëve, ku do të zëvendësohen kabinat dhe fiderat ekzistues, investimi i qeverisë së bashku me Bankën Botërore kap vlerën e 13 milionë Dollarëve.

 

a.t / dita

Share This Article
1 Comment
  • Prandqa i fute edhe nja 15 milione euro me Becchettin per tekat e tua. Me siguri e ke bere per te miren e shqiptareve dhe te Shqiperise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *