Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Polonia mbyll fluturimet me Shqipërinë. Ato, të cilat janë planifikuar pas datës 1 shtator do të anulohen.
Lajmi është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Poloni, e cila njofton se për ata që duan të kthehen në Poloni, do të udhëtojmë me dy fluturime Charter nga Tirana në Varshavë më 5 dhe 8 shtator të këtij viti.
Në njoftim thuhet se udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim falas në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura.
a.t / dita
