Turqi / Piku i dytë i shpërthimit të coronavirusit, shkak pakujdesia nga organizimet

Arta Taja

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se Turqia është duke u përballur me pikun e dytë të pandemisë me coronavirus për shkak të “pakujdesisë” në dasma dhe organizime tjera, ndërkohë që po shënohet një numër në rritje i rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve me këtë virus.

Koca, pas takimit që bëri me ekipin e tij për koronavirusin, tha se kryeqyteti, Ankaraja, ka regjistruar rritjen më të madhe të shifrave të infektimit në ditët e fundit.

Ai ka shtuar se 29,855 punëtorë shëndetësorë kanë qenë në kontakt me virusin deri më tani, derisa prej tyre 52 kanë vdekur.

“Shpërthimi është duke vazhduar. Virusi është duke u përhapur te më shumë njerëz çdo ditë. Numri ynë i testeve po rritet çdo ditë, numri i pacientëve të rinj nuk po bie”, – tha Koca.

Numri i personave të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është rritur për 1,596 në 24 orë, duke e çuar shifrën totale të të infektuarve në 273,301 në Turqi.

Numri total i viktimave me koronavirus në këtë shtet është 6,462.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *