Studiuesit / Shanset e infektimit të pasagjerëve në aeroplan me COVID-19 janë fare të pakta

Arta Taja

Ekspertët amerikanë, të cilët bazohen në raste të dokumentuara të transmetimit të sëmundjes në fluturim, dolën në përfundimin se shanset e kapjes së Covid-19 në avion janë në fakt të vogla.

Studimi u publikua në rrjetin JAMA Network Open, i cili zbuloi prova të kalimit të coronavirusit gjatë një fluturimi katër-orësh nga Tel Aviv drejt Frankfurt në mars.

Dy pasagjerët kishin infektuar njerëzit në pjesën e pasme të avionit.

Ndërsa në një tjetër fluturim nga Britania drejt Vietnamit më 2 mars një pasagjer u konstatua se kishte përhapur virusin te 14 të tjerë.

Rastet e vetme të dokumentuara të transmetimit të virusit në bordin e avionëve u llogariten si përqindje shumë e ulët në lidhje me mënyrat e tjera te transmetimit.

Studiuesit bëjnë lidhjen mes rrezikut të vogël në fluturim me sistemet moderne të ajrimit në kabinat e avionëve, të cilët ndërrojnë ajrin çdo 2-3 minuta, shumica e të cilave të pajisur me filtra që ndalojnë 99.99% të pjesëzave të ajrit.

Nisur nga protokollet e reja të sigurisë si matjet e temperaturës trupore, kufizimin e lëvizjes në kabinë dhe mbajtjen e detyruar të maskave rreziku ulet edhe më tej.

 

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *