Psikologia Entela Binjaku / Jo të gjithë njerëzit preken njëlloj, pacientëve u duhet patjetër trajtimi me psikolog

Arta Taja

 

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit paralajmëruan se ajo mund të shkaktojë ankth stres dhe depresion jo vetëm tek të infektuarit, por edhe në popullatën e shëndoshë.

Psikologia Entela Binjaku u shpreh se këshilla e një psikologu mund të kishte parandaluar vetëvrasjet e pacientëve me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Jo të gjithë njerëzit preken njëlloj prej këtij presioni të shtuar prej pandemisë. Disa njerëz ndjehen mjaft më të brishtë psikologjikisht ndaj këtij presioni të lartë. Unë mendoj se mund të ishin parandaluar për aq kohë sa këto janë mjedise të kujdesit të lartë shëndetësor.”

Ajo u pyet, që ngjarje të tilla mos të përsëriten, çfarë këshillohet? “Ne kemi vite që flasim për nevojën e shërbimit psikologjik në institucionet e rëndësishme të vendit tonë. Duhet të jenë aktive dhe jo të presupozohen se janë dhe qytetarët të mos i shohin kurrë”, – tha ajo.

Psikologia është e mendimit që të gjithë duhet të bëjmë kujdes në këtë situatë për të mos rënë pre e depresionit. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik duhet të jenë fokusi për një shëndet të mirë mendor.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *