Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kukës pasditen e sotme, ku një 19-vjeçar dyshohet se është mbytur në rezervuar.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novosej, ku i riu me inicialet S.B., ishte futur për t’u larë në rezervuar.
Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa po kërkohet për trupin e të riut.
Njoftimi i Policisë:
Në fshatin Novosejë, në rezervuar, dyshohet se është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç.
Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
j.l./ dita
