Zbulohet krimi makabër i para 8 viteve/ Vajza vritet se u largua nga banesa, babai dhe vëllai e qëlluan me pistoletë dhe më pas e groposën. Kafshët e egra zbuluan trupin

Arta Taja

Në fshehtësi të plotë, në një nga ditët e vitit 2012, at e bir vranë me armë zjarri Eglantina Bucin dhe më pas e groposën në Malin me Gropa.

31-vjeçarja është vrarë brutalisht nga babai dhe vëllai i saj vetëm, sepse kishte vendosur të bashkëjetonte me një djalë, pa lejen e tyre.

Faik Buci

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.

Ngjarja e rëndë është bërë publike nga Policia në kuadër të operacionit policor “HESHTJA”.

I ati i saj Faik Buci, 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru të Tiranës është arrestuar sot nga Policia.

Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë e ftohtë thikë.

Shkelzen Buci

Ndërsa vëllait të viktimës, Shkëlzën Buci vetëm 37 vjeç, i është komunikuar masa e sigurisë në ambientet e burgut ku po vuan dënimin, për një tjetër ngjarje për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017.

Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim./ Si

 

a.t/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kur do filloje te funksionoje drejtesia tek ne?Si mund te nxirren nga burgu njerez te tille per sjellje te mire ?Shteti qe duam,drejtesia qe duam,policia qe duam.

  • Al quran bir taliban yazik qafir komplet nga trute.Cfare prapambetjeSa thelle i ka ngulur rrenjet prapambetja orientale qe e konsideron femren si kafshe pune dhe per te pjelle.Allahu akbar pithy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *