Në Australi do të zgjasë ndalimi i udhëtimeve për të paktën tre muaj të tjerë, duke parë vijueshmërinë e përhapjes së virusit.
Këto kufizime janë për vizitorët nga e gjithë bota gjë që u tha në muajin mars, si edhe për australianët dhe banorët e përhershëm, të cilëve gjithashtu u ndalohet të largohen nga vendi nëse nuk kanë një arsyetim të dokumentuar.
Autoritetit Shëndetësor Australian AHPPC, përkatësisht Ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt, tha gjatë mbrëmjes së kaluar se ndalimi do të zgjasë të paktën deri më 17 dhjetor.
“AHPPC deklaron se situata me COVID-19 vazhdon të paraqesë një rrezik të papranueshëm për shëndetin publik”, – tha Hunt. “Zgjatja e periudhës së urgjencës është një përgjigje e përshtatshme për atë rrezik”, – shtoi ai.
Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani 737 njerëz kanë vdekur nga efektet e OVID-19 në Australi. Numri i fundit i rasteve të infektuara të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë ishte 26,049.
a.t / dita
