Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë të mundur ndalimin e shtetasit E. L., 36 vjeç, banues në Lagjen Nr.2, Kavajë.
Policia bëri të ditur se i arrestuari ishte shitës i lëndës narkotike, 53 kg marijuanë, i cili 5 ditë më parë ia shiti atë shtetasit italian që u arrestua në pikën e kalimit kufitar Muriqan-Shkodër në tentativë për ta transportuar atë drejt Italisë.
Nga hetimet e policisë rezultoi se ky shtetas i kishte shitur lëndën narkotike shtetasit italian C. T., disa ditë më parë, që tentoi ta trafikonte në drejtim të Italisë, i cili më pas u arrestua nga Policia Kufitare e Muriqanit, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim, i mbetur në tentativë”.
a.t / dita
