Bashkimi Evropian ka bërë komente të matura sot në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.
Në një reagim thuhet se “blloku e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit mes Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë”.
“Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së”, – tha Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.
Ndërsa Aleksandar Vuçiç u shpreh se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”. “Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë”, tha Vuçiç në një nga mediat në Serbi.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic e sheh marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, si një hap drejt stabilizimit të rajonit. Analisti politik, njëkohësisht njohës mjaft i mirë i zhvillimeve në Ballkan shkruan në Twitter se në muajin mars “Aleksandar Vucic thoshte se i vetmi vend që mund të ndihmojë Serbinë, është Kina.
Tani firmosi një dokument në zyrën e Trumpit, me të cilin e ndalon Huawein nga 5G-ja serb”. Kandidati demokrat në presidencialet amerikane, Joe Biden ishte shumë i qartë në qëndrimin e tij.
“Ajo që kam mbështetur në raport me Serbinë dhe Kosovën, është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, dhe jo pjesë e Serbisë, nuk e di sesi kjo do ta përforcojë atë pavarësi”, – u shpreh Biden.

Be eshte shprehur qarte, e Biden gjithashtu. Vetem antishqiptari Ramut thote Bukur
nuk është ky psikopat trap e kaluar trapit zëri i amerikës!!
ky është një i çmëndur që dhe paratë e tij nuk di ti përdorë si duhet e jo më të drejtojë një botë të tërë!!
këta idiotët tanë përfshi dhe dobiçin me gjak zogollian,që e përshkroi si duhet(ngjajnë pik për pikë me njëri tjetrin)trampin 4 vjet më parë,duhet të gjenin mënyrën të shtynin një ose takime të tilla,deri në zgjedhjet e reja në amerikë!!gangrena e amerikës po gangrenizon gjith botën!
që nga 1999 të gjithë presidentët amerikanë,republikanë a demokratë kanë qënë për pavarsinë e kosovës,i vetmi burri i melit është kundër si ka qënë dhe para se ti mbeste në dorë presidenca!!
këto marrveshje bythe mund të shqyhen pas nëntorit!!
baiden ka folur ashtu si duhet dhe normalisht si flet politika amerikane,jo si vepron aksidenti amerikan!!