Në një konferencë për shtyp sot, Bekim Balaj dhe Odise Roshi thanë se nuk kanë kohë shumë për festime, pasi të Hënën do të presin Lituaninë në Air Albania Stadium.
Balaj mendon se përqendrimi duhet të jetë i gjithi për këtë sfidë të rëndësishme.
“Mendoj jemi në rrugën e duhur, por nuk kemi shumë kohë të gëzohemi, pasi kemi ndeshjen për 3 pikëshin e radhës”.
Lituania e humbi 2–0 përballë Kazakistanit ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në shtëpi, por për Odise Roshin duhet vëmendje për të marrë 3 pikët.
“Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin, të marrim 3 pikësh tjetër dhe të mendojmë për më tej”.
Shqipëria ka zhvilluar 4 ndeshje me Lituaninë, nga të cilat ka fituar 2 dhe humbur po 2.
