Kampioni i Botës, polaku Pawel Fajdek, në hedhjen e çekiçit në Pekin, kishte fituar medaljen e artë. Një sukses i madh, sigurisht, nga ato që mund të mbahet mend ndër breza.
Pas gjithë këtij gëzimi, kampioni kishte dalë për të festuar, gjë që do të mbahet mend gjatë nga ana e tij, nga një pakujdesi e bujshme e atletit të lindur në 1989, i cili u deh duke festuar dhe pasi mori një taksi për në hotel e pagoi atë me medaljen e artë të fituar.
Ngjarja ndodhi kur kampioni ishte akoma në Pekin, menjëherë pas fitores: gëzimi, festimet në një restorant në kryeqytet, alkooli (padyshim shumë) dhe më pas vendimi për t’u kthyer në hotel. Pawel Fajdek vuri re gabimin vetëm ditën e nesërme, pasi kishte mbaruar “aventurën” dhe menjëherë njoftoi policinë e Pekinit, duke pranuar pakujdesinë dhe duke kërkuar ndihmë.
Tani është një proces i gjatë për të gjetur numrin e taksisë dhe gjithashtu për të provuar se ai është pronari legjitim i trofeut.
a.t / dita
