Greqi / Shqiptari kërcënon se do të hidhet nga një ndërtesë 12-katëshe

Arta Taja

Mediat greke njoftojnë se një burrë gjysmë i zhveshur ka hipur në një ndërtesë 12-katëshe në Selanik, Greqi dhe kërcënon se do të hidhet.

Sipas policisë personi në fjalë është nga Shqipëria.

Forca të shumta policie kanë arritur në vend, si dhe një brigadë e zjarrfikësve dhe EKAB.

Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *