Lezhë-Shkodër / Aksident në autostradë, makina përplas motoçikletën

Arta Taja

Në aksin Lezhë-Shkodër mësohet se një automjet me targa AA113TH me drejtues shtetasin Ilir Marlecaj ka përplasur një motoçikletë. Pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Preng Doçaj.

I aksidentuari është dërguar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme dhe mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimin për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *