Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë e telefonisë celulare po shpalosin me shpejtësi gjeneratën e ardhshme të rrjetit 5G. Por ekspertët paralajmërojnë se mund të kalojnë vite para se konsumatorët amerikanë të fillojnë të shohin përfitimet nga ky rrjet. Kjo mund të fillojë të ndryshojë në muajt e ardhshëm, ndërsa kompania Apple pritet të prezantojë telefonin e saj të parë që funksionon në rrjetin 5G.
Në panairin e elektronikës në Las Vegas në janar, kompanitë ekspozuan një seri teknologjish që premtojnë përmirësimin e jetës gjatë viteve në vazhdim. Këtu përfshihej edhe risia tjetër e madhe e rrjetit 5G.
Standardi i pestë teknik për rrjetet celulare premton shpejtësi më të mëdha, vonesa më të vogla kur lidhesh në rrjet dhe mundësinë e lidhjes së shumë pajisjeve në internet pa e dëmtuar atë. Që kjo të ndodhë, kompanitë celulare dhe prodhuesit e telefonave duhet të jenë gati.
Ato kanë ripërtërirë rrjetin, duke blerë pajisje që përcjellin sinjalin 5G dhe instaluar antena dhe kulla trasmetimi për sinjalin e gjeneratës së ardhshme. Charlene Li është analiste me kompaninë Altimeter.
“5G është i pranishëm në Shtetet e Bashkuara ndërsa shumë kompani konkurojnë me njëra-tjetrën në përpjekje për të ofruar rrjetin. Është absurde që shumica prej nesh nuk mund ta përdorim atë sepse telefonat nuk e mbështesin rrjetin 5G. Madje edhe telefonat 5G nuk kanë shërbim të plotë, nuk mund të kapin të gjitha sinjalet 5G gjatë gjithë kohës”, thotë ajo.
Grupet e industrisë thonë se rrjeti 5G do të ofrojë shumë risi. Sipas tyre, ndërlidhja e sensorëve në rrjete mund të menaxhojë trafikun dhe të zbulojë me shpejtësi problemet e semaforëve të rrugëve.
5G mund të lidhë makinat autonome dhe të nxisë aplikime të reja në realitetin virtual dhe aplikimet e tij.
Ky rrjet mund të mundësojë lidhje më të mira në telemjekësi, të ndihmojë kompanitë që të automatizojnë fabrikat dhe të ofrojë për bizneset lidhje më të shpejta në internet.
Por ndikimi i menjëhershëm tek konsumatorët do të jetë shpejtësia e shkarkimit të filmave apo materialeve të tjera video. 5G ofron përmirësime të qasjes në rrjet në vende të mbushura me njerëz, siç janë stadiumet. Jason Leigh është hulumtues me kompaninë IDC.
“Nëse shkarkoni diçka në telefonin 5G, do të vini re se nëse më parë duheshin 3 ose 6 minuta, kjo kohë tani përgjysmohet”, thotë ai.
Jo të gjitha kompanitë kanë hedhur në treg telefona 5G.
“Apple nuk ka ende në treg një telefon 5G dhe amerikanët preferojnë telefonat e kësaj kompanie”, – thotë zoti Leigh.
Por kjo mund të ndryshojë gjatë muajve në vijim. Deri nga fundi i vitit Apple do të nxjerrë në treg telefonat e rrjetit 5G pavarësisht vonesave të shkaktuara si rezultat i pandemisë.
Ekspertët thonë se do të duhen disa vite që rrjeti 5G të përhapet në shkallë kombëtare. Edhe pas zgjerimit të rrjetit të ri, shumë zona rurale në mbarë vendin ende nuk do të kenë mbulim. /voa/

Amerika i thote Shqiperise mos lejo rjetin 5 G nga Kina, por edhe mos lejo investimet kineze
Nderkaq Amerika Zyren per Investime Amerikane e ngre ne Serbi dhe aty kane vajtur te gjitha investimet Amerikane, NE MILIARDA DOLLARE.
Dmth kjo miqesdia me Ameriken po na del nga hundet , dhe qenka e cuditeshme shume ,MORE MIQ
Se nga sa duket Amerikanet e duan Shqiperine ta perdorin si nje kosh plehrash ku mund
te strehoJn gjithe arixhinjte qe jane pro Amerikes,
dhe nderkaq,
ne nga Amerika marrim vetem fjale, se investimet i merr Serbia
Une nuk e kuptoj pse qeveria jone e degjon Ameriken per keto pislleqet e saj te politikes se jashtme
Kur nderkaq ne Serbi dhe ne Greqi Amerika i lejon ata te pranojne investimet kineze , ndersa Shqiuperine nuk e lejon
Kete menyre sjellje ndaj vendit tone nuk e ka pasur as Bashkimi Sovjetik dhe askush tjeter,
Sepse Stalini vertet donte qe ne te ishim me komunistet,
por ne te njejten kohe Stalini drejtoi gjithe investimet ne miliarda dollare dhe falas fare ,
me drejtim te ekonomise , arsimit, teknologjise, shkences, shendetsise , minierave, naftes e gazit dhe ushtrise sone
Ndersa Amerika mire qe nuk investon vete ne vendin tone,
por ajo nuk te lejon as te investojne te tjeret qe jane te fuqishem si psh Kina,
se EU nuk investon tek Shqiperia, pasi dihet qe EU nuk ka respekt fare per ne,
biles na trajton me armiqesi te heshtur ,
Por te njejtenn gje ben edhe Amerika qe hiqet si mike
Se psh edhe ne Ushtri tek Baza Amerikane ,nuk ka nje perfaqesi te perbashket Shqiptaro-Amerikane. atje jane vetem Amerikanet
Atehere cta duam neve ate baze ? –Te iki fare ajo baze,
se ne vetem grekun kemi problem,
Por ne grekut i thyem hundet ne 1949 kur nuk kishim azgje fare,
dhe jo tani
Ndaj te ngrihet populli dhe ajo baze ushtarake te largohet nga Shqiperia ,se eshte e nje-aneshme
Ne kishim baze me Stalinin , qe u ndertua ne Vlore, dhe Stalini tha qe te kishin nje personal i bazes i perbashket Ruso-Shqiptar, jo vetem ruse,
Biles Stalini shkoi me tutje , qe pasi shqiptaret te mesojne si te perdorin Nendetset dhe Anijet luftarake
, baza te pertdoret vetem nga Shqiptaret dhe ruset do largohen
Po keshtu veproi Stalini edhe me bazat tona Ajrore , Stalini na dha avione,, falas fare
i mesoi njerezit tane si ti pilotonin dhe ua la shqiptareve,
Ndaj duhen re-dimesnionuar maredheniet me Ameriken.
Nuk ka kuptim te lejohen keta palaco te na perdpron vendin tone ,
per tekat e tyre .
Ishim shume here me mire kur keta nuk ishin fare ne Shqiperi ,
Amerikanet mire qe ne ju bejme ndere me Muxhaidine dhe me plehra te tjera,
dhe ata nuk japin azgje ne shkembim,
por ata nuk bejne as me minimalen qe te krijojne nje Zyre Amerikane per Investimet ,
sic do e bejne ne Serbi, qe ajo Zyre te krijoje
nje propagande per bizneset Amerikane te vijne ne Shqiperi
Shto pastaj qe Amerika nuk na lejon te behen investime kineze ne Shqiperi
Ne me Kinen kemi nje histrori maredheniesh te shkelqyera,
dhe nuk duhet te lejojme tekat e Amerikes te dnerhyje ne politken tone ,
dhe ne ndjenjat tona
Ndaj qeverite qe do vijne duhet ti tregojne vendim amerikaneve, aty ku e kane ,
dhe t e mos lejohen te fusin hundet ne punet e Shqiperise
Shqiperia duhet patjeter te kerkoje dhe te nxise ardhjen e biznesit Kinez ,
sepse ata jane edhe te fuqishem, por jane edhe shume pro popullit tone.
Sidomos brezi i mesem kines, mosha e Kryeminstrit Kines,
atje kane respekt per Shqiperine dhe per popullin tone
Ndaj duhet te afrohemi me biznesin Kines, dhe tu kerkojme te bejne investime ne fushat tona minerare, te naftes e gazit,
ne portet tona, ne rruget dhe hekurudhat tona==Edhe biles te ekrkojme isnatlimine rjetit 5 G, SE ESHTE NJE NDIHME SHUME E MADHE NE AUTOMATIZIMIN E PROCESEVE ne mekanike e ne teknollogji etj
Ne jemi vend i vogel, dhe me disa investime kineze ne regullohemi menjehere ,
Ndaj Politkanet tane duhet te orjentohen drejt Kines
Raimond,je i vetmi Vlonjat,qe jo vetem shikon realisht gjeopolitiken,per Shqiperine,por me krahasimet qe tregon,si me ish Bashkimin Sovietik,ashtu edhe me Kinen,po i tregon shqiptareve (perfshire edhe kosovaret-theksoj ,kosovaret),se cfare interesi tregon Amarika per ne,dhe cfare konsideratash (deri te pajustifikueshme),tregojme ne shqiptaret (mund te them -e trashe),ndaj Amerikes,per ato qe ajo (nuk)ben per Shqiperine.Popull,ji vgjilent!!!