Ristani: Treguesit e rendit e sigurisë janë dramatikë, fajin e ka qeveria

anazapta

Deputeti demokrat, Arben Ristani, doli sot në një konferencë shtypi, me anë të së cilës ripërsëriti akuzat në drejtim të qeverisë për atë që PD e ka cilësuar si “largimi i profesionistëve nga drejtimi dhe strukturat e policisë”.

Ish-zv.ministri i Brendshëm tha se treguesit e rendit dhe sigurisë flasin për një situatë dramatike.

“Dhjetori nisi me një vrasje në një gjimnaz të Durrësit, që tronditi shoqërinë. Të dhënat e kriminalitetit për nëntorin janë alarm për shoqërinë. PD është e detyruar të njoftojë me keqardhje se vetëm në nëntor, kanë ndodhur 700 krime ndaj personit. 160 krime të rënda, si pasojë 10 të vrarë.

Aksidentet janë shtuar dhe pasiguria është rritur. Kemi një person të vdekur çdo ditë për shkak të aksidenteve. Treguesit e rendit dhe sigurisë janë dramatikë. Shifrat flasin vetë dhe janë shuplakë e fortë për retorikën boshe të qeverisë dhe krekosjen e tyre televizive”, tha ai.

 

 

 

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *