Kryetari Parlamentit Ruçi / Përshëndes marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi e firmosur në prezencën e Presidentit të SHBA, Trump

Arta Taja

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi gjatë fjalës hapëse në sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen ekonomike të firmosur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Ai u shpreh se kjo marrëveshje do t’i hapë rrugën njohjes së ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më lejoni të përshëndes marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë të firmosur në prezencën e Presidentit të SHBA Donald Trump. Kjo marrëveshje i hap rrugën marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes së ndërsjellë. Natyrisht, marrëveshja e 4 Shtatorit nuk është gjithçka që do të dëshironim ne shqiptarët, por të paktën për momentin procesi është po aq i rëndësishëm sa dhe produktet e kësaj marrëveshje”.

Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit amerikan Donald Trump, për kryeparlamentarin Ruçi është garanci që njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia por dhe shtete të tjera, do të zgjidhet përfundimisht.

“Hyrja e flamurit të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe hapja e dosjes së Kosovës në tryezën e punës së Presidentit të SHBA, është një garanci se procesi është pa kthim pas. Le të kontribuojmë të gjithë që ajo dosje të mos hiqet nga kjo tryezë e Presidentit amerikan pa u zgjidhur përfundimisht njohja e Kosovës”.

a.t / dita

Share This Article
2 Comments
  • Po pa prezencen e Presidentit Tram, a do e pershendesje te njejten mareveshje?
    Theksojne prezencen e Tram sikur kaq mjafton per ta bekuar.
    Cfare do bekoni o vegel tradhetare e Ramut Dules?
    Vasalitetin e Kosoves dhe hapjen e portave te Shqiperise per Serbine?

  • Foli Gramozi!!!? Ky coban i Salarise kryetar i Parlamentit. Ky shpellar tipik si Berisha, ky njeri i mistereve te medha 1997. Ku i ka kapur mat ky? Prezanton Fierin,skandal ofendon nje qytet qe as roje shkolle nuk do ta conin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *