Personi që bashkëpunoi me Shkelzen Bucin 10 vjet më parë për të nxjerrë në pritë Eglantina Bucin, tregoi për drejtësinë se si ajo u vra nga i vëllai.
Ai fitoi statusin e bashkëpunëtorit me drejtësinë, për të rrëfyer se si ndodhi ngjarja. I penduari ishte shok me Shkëlzenin dhe madje edhe bashkëpunëtori i tij i besuar, deri ditën kur të rinjtë nuk u paguan aq sa u ishte premtuar për vrasjen e aktorit Prela. I kthyer në një bashkëpunëtor të mbrojtur i penduari rrëfen se si Eglantina Buci, pasi mori një shumë lekësh në shtëpi, u arratis me një fqinj pasi kundërshtoi fejesën që i sugjeroi i ati, Faik Buci.
Kryefamiljari, nën akuzën e urdhëruesit për vrasjen e të bijës, u divorcua nga bashkëshortja në 1990 dhe nuk lejoi asnjërin nga fëmijët të takonin të ëmën, e cila u kthye në shtëpinë e vajzërisë. Në bazë të zakoneve, burri kishte fituar madje edhe kujdestarinë e të bijës Eglantinës, që e ëma e la vetëm gjashtëmuajshe.
Dëshmitari tregoi se pas përpjekjes së Faik Bucit për ta vrarë Eglantinën, vajza hipi në makinë me të vëllain në këtë kryqëzim pasi e kishin qetësuar se e kishin falur. Me mendimin se po shkonte për kafe në Dajt, dhe se po hapte një kapitull të ri me familjen, ajo nuk zbriti më e gjallë.
Dëshmitari i mbrojtur tha se përpara se të vritej nga i vëllai Eglantina ishte fshehur edhe në një qendër strehimi, si edhe tek të afërmit e saj në Babrru. Ndërkohë që gjatë rrugëtimit të saj të fundit, dëshmitari tregon se si i vëllai e pyeste për lekët që ajo vodhi në shtëpi, për largimin e beftë. ‘Shkëlzeni e pyeti pse na turpërove dhe në një moment Eglantina u lut më fejoni me kë të doni” dëshmoi i penduari, por ai e kur e zbriti nga makina e qëlloi me një armë që e kishte poshtë sediljes.
a.t / dita
