Tedros Adhanom Ghebreyesus, shef i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha sot se bota duhet të jetë më mirë e përgatitur për pandeminë e ardhshme. Më pa,s ai u bëri thirrje vendeve të investojnë në shëndetin publik.
Më shumë se 27.19 milionë njerëz janë raportuar të infektuar nga coronavirusi i ri, dhe të dhënat e fundit janë globalisht 888.326 njerëz, të cilët kanë humbur jetën që nga koha kur rastet e para u identifikuan në Kinë në dhjetor të vitit 2019.
“Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit”, – tha Tedros në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
“Historia na mëson se shpërthimet dhe pandemitë janë një fakt i jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati – më e gatshme sesa ishte kësaj here”.
a.t / dita
