Italia / Testi më i shpejtë për COVID-19. Rezultati në 3 minuta, si një test shtatzënie

Arta Taja

“Tamponi i Përditshëm” quhet testi qëu u krijua nga një kompani me bazë në Lecco, në Itali në bashkëpunim me Universitetin e Sannio.

Është një test shumë i shpejtë që tregon nëse jeni apo jo të infektuar me Covid-19. Ai është në gjendje që ta përcaktojë nëse jeni pozitiv apo negativ nga pështyma.

Testi ka marrë miratimin e  Ministrisë së Shëndetësisë dhe tani, për këtë arsye, prodhimi mund të fillojë. Ky test funksionon si një test shtatzënie.

Fillimisht merren kampionë të pështymës dhe vendosen në tampon dhe falë përdorimit të tre reagentëve mundësohet dhe dhënia e rezultatit në tre minuta.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *