Ronaldo nuk feston golin kundër United

redaktor

Cristiano Ronaldo do të përballet me të shkuarën e tij në Champions League, kur Real Madrid të ndeshet me Manchester United. “Nëse shënoj kundër United nuk do të festoj. Kam kaluar një periudhë të bukur 6-vjeçare tek “Djajtë e Kuq” para se të transferohesha në Madrid dhe kam respekt për ta”, thotë portugezi. 27-vjeçari ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij ndaj Sir Alex Ferguson: “Ai ka luajtur një rol kyç në zhvillimin tim si futbollist, është njeri fantastik dhe një baba për futbollin dhe nuk dua t’i humbas marrëdhëniet e mira me të”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *