Gent Cakaj, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë.
Takimi kishte në fokus rëndësinë e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së”, – u shpreh Cakaj në “Facebook lidhur me pjesëmarrjen në këtë forum.
Kryediplomati Cakaj tha se mënyrat e ruajtjes së privatësisë dhe sigurisë kibernetike, lufta kundër mashtrimeve në sistemet financiare, shfrytëzimi i teknologjisë në shërbim të llogaridhënies publike e transparencës institucionale janë prej çështjeve kryesore në shtjellim e sipër prej ekspertëve të fushave dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse.
“Shqipëria si Kryesi e radhës e OSBE-së ndërkaq, është duke kryer detyrën e saj për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në funksion të përdorimit efecient të teknologjisë kundër korrupsionit”, – tha Cakaj.
a.t / dita
