Kur hajduti thërret: “Kapeni hajdutin”!

Ornela

Gjikë Kurtiqi

Për problemin e “Marrëveshjes për detin” me Greqinë është duke u luajtur një farsë e vërtetë. Me që Greqia, tani, në kohën e konfliktit të detit që ka me Turqinë, shpalli zgjerimin e ujërave të veta territoriale me 12 milje, u ngritën ata që në vitin 2009 nënshkruan “Marrëveshjen e detit me Greqinë” dhe i  shitën Greqisë disa mijëra kilometra katrore nga territori i detit tonë, që ndodhet midis ishullit të Korfuzit dhe gjirit të Sarandës dhe po bërtasin me të madhe për shitjen e detit! Me të drejtë atë marrëveshje Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë, paçka se nënshkruesit e saj nuk u përgjigjën para ligjit për këtë shitje të territorit. Pra, janë ata që në kohën e shitjes ishin në pushtet dhe sot janë në opozitë, që po bërtasin me të madhe se: “Pushtetarët e sotëm, me në krye Edi Ramën, (ata që denoncuan marrëveshjen për detin dhe e çuan në Gjykatën Kushtetuese),  i kanë shitur Greqisë, territor nga deti jonë”, në një kohë kur marrëveshje të re për detin me Greqinë nuk ka. Negociatat e filluara për të janë ndërprerë që kur u ndryshua qeveria në Greqi.

Ka, s’ka marrëveshje për detin, kjo s’ka rëndësi, rëndësi ka se “Rama është takuar në OKB me kryeministrin grek Micotaqis dhe ka biseduar me të. Në këtë bisedë ai do t’i ketë premtuar kryeministrit grek shitjen e detit! Që ai ta mbajë në pushtet në Shqipëri”! Oi, oi, oi…! Dhe të gjitha gazetat dhe kanalet televizive, të lidhura me opozitën, kanë ditë e javë që po bërtasin për “shitjen e detit” .

Kjo është tamam si ndodhia me hajdutin që vodhi dhe thërriste: “Kapeni hajdutin!”!

Këtë zhurmë lulashët e bëjnë për të sensibilizuar popullin, tani në fillim të fushatës elektorale, për t’u hequr si patriotë të kulluar, që ta kenë popullin me vete. Mirëpo populli shqiptar e din mirë se cilët janë ata që ndër vite kanë shitur pjesë nga territori shqiptar. I pari është Esat Pasha që i shiti Serbisë pjesë nga veriu i Shqipërisë dhe hakën ia dha Avni Rustemi në mes të Parisit. I dyti është Ahmet Zogu që po Serbisë i shiti Shën Naumin dhe pjesë nga veriu i Shqipërisë, për ta ndihmuar që të vinte përsëri në pushtet dhe i treti Sali Berisha që me “Marrëveshjen e detit”, i shiste Greqisë pjesë nga deti ynë. Dhe janë sejmenët e Sali Berishës që po çirren për shitjen e detit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *