Një 51 vjeçar është arrestuar nga policia e Peqinit, pasi ky i fundit ka goditur me gurë një bashkëfshatar. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30, në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç., ka goditur me mjet të fortë (gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.
a.t / dita
