Arrestimi i një 34-vjeçari nga Hasi i Kukësit ka ndodhur si pasojë e kallëzimit që ka bërë bashkshortja e tij. Ai u arrestua nga policia, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Burime zyrtare bëjnë me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has.
Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.
a.t / dita
