Shkodër / Prej 15 vitesh asnjë legalizim për lagjen “Mëhalla e re”

Arta Taja

Banorët e një lagje të re prej rreth 15 vitesh sorollaten në dyert e Agjensisë së Kadastrës së qytetit.

Janë qindra familje në lagjen “Mehalla e re” në Shkodër, të cilët presin për legalizimin e banesave të tyre. Dokumentet i kanë dorëzuar dhe kanë bërë të gjitha pagesat, por deri me sot nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë.

Punonjësit e hipotekës pretendojnë se janë procedurat ato që vonojnë, por, sipas banoreve, problemi qëndron diku tjetër.

Prej disa muajsh, edhe komunikimi i qytetarëve me Agjensinë e Kadastrës në Shkodër është kufizuar dhe mundësia e vetme për të marrë informacion është përmes një numri telefoni që ka publikuar institucioni.

 

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *