Elbasan / 17 raste të reja të infektuar me Covid-19, mes tyre 2 punonjëse banke dhe 1 bashkie

Arta Taja

Në qytetin e Elbasanit nga 50 tamponë që janë bërë kanë rezultuar 17 raste të reja me Covid-19. Dy raste janë punonjëse në një bankë të nivelit të dytë.

Rasti i tretë lidhet me infektimin e një punonjëse në zyrën e financës në bashkinë e Elbasanit, teksa pak ditë më parë u prek edhe një nëpunës i zyrës së urbanistikës.

Një tjetër rast që ka rezultuar me covid në 24 orët e fundit ka të bëjë me një mësuese në shkollën “Qemal Haxhihasani”. Në total janë 15 persona të vetëkarantinuar, ndërsa priten analizat e tamponëve për kontaktet që kanë pasur të infektuarit.

Me 17 rastet e sotme shkon në 124 numri i personave aktivë me covid në Elbasan, ndërsa 22 kanë ndërruar jetë nga fillimi i pandemisë.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *