Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, me vendosmërinë për të qenë krah SHBA në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe autoritarizmit. Ai tha se Shqipëria duhet të luftojë çdo akt që vë në rrezik stabilitetin.
“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!
Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.
Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi”, – shkruan Meta.
a.t / dita

Shih shih! Kur mos t’harrohet per veti, po per ne te harrojme ate perceived konfliktqe patem me Serbise, e qe n’a shkaktoj shume ma shume vittima !!!
A Grenell ah Teveqel !