DËSHMIA / Francezi i akuzuar për sulme seksuale hiqej si mjek dhe përdorte foton e Lorik Canës në aplikacionet e takimeve për të “kapur” viktimat e tij

Ornela

David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, akuzohet për sulm seksual të katër grave që takoi në aplikacionet e takimeve online RSVP dhe Bumble.

Ngjarjet kanë ndodhur midis gushtit 2017 dhe janarit 2018.

Ai kishte në internet profilin e një mjeku që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdori fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, në një përpjekje për të tërhequr gratë dhe për t’i bindur ato të vizitonin apartamentin e tij.

39-vjeçari, baba i dy fëmijëve, është akuzuar së fundmi nga një grua, e cila tha se e kishte takuar atë për një kafe afër shtëpisë së tij në vitin 2017.

Kur kafeneja po mbyllej, burri e ftoi atë në shtëpinë tij. Ajo tregoi në gjykatë se ai filloi t’i bënte pyetje të çuditshme si: “sa të rregullta i ke menstruacionet, a ke qenë ndonjëherë shtatzënë më parë”.

Më pas ajo ishte përpjekur të largohej. “Unë kisha shumë frikë se ai e dinte se ku jetoja sepse para takimit kishim folur në telefon rreth vendit ku punoja dhe zonës ku banoja“, tha ajo.

Gruaja tha se nuk e kishte denoncuar më herët rastin, pasi kishte dashur vetëm ta harronte.

Por e mori këtë veprim pas tre vitesh pasi duke lexuar një artikull që detajonte pretendimet e sulmeve seksuale të personit në fjalë dhe pa foton e tij në gazetë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *