Video / E frikshme se si tentohet të rrëmbehet fëmija

Arta Taja

Me anë të një video që është publikuar në internettregohet tentantiva e një burri për të rrëmbyer një fëmijë përpara syve të së ëmës. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Roodepoort të Afrikës së Jugut.

Nga pamjet duket se si, dy gra qëndrojnë të ulura në tavolinën e restorantit së bashku me një vajzë të vogël. Në mënyrë të papritur, një djalë i ri 24-vjeçar kapërcen gardhin rrethues të restorantit dhe shkon drejt tavolinës ku ishte vajza.

Ai kap nga qafa të miturën duke u përpjekur ta tërheqë zvarrë. Por, e ëma e vajzës duket e vëmendshme dhe reagon menjëherë duke kapur të bijën për të mos e marrë rrëmbyesi. Ndërsa gruaja tjetër përpiqet të ndalojë 24-vjeçarin. Në ndihmë të tyre shkon edhe pronari i restorantit, duke bërë të mundur bllokimin e rrëmbyesit.

Këtë të fundit e mbajnë të shtrirë në tokë deri sa në vendngjarje shkon policia dhe arreston 24-vjeçarin. Vajza e vogël u traumatizua nga kjo ngjarje, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa asnjë lëndim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *