SHBA / Në Oregon, dhjetëra persona të humbur ndërsa zjarret vazhdojnë shkatërrojnë perëndimin

Arta Taja

Kreu vendor i emergjencave Andrew Phelps, tha se zyrtarët po përgatiten për një “event masiv humbjesh jete” teksa mijëra struktura janë shkatërruar.

Guvernatorja e Oregon Kate Brown, tha se më shumë se 40,000 banorë janë evakuar dhe rreth gjysmë milioni janë me urdhër evakuimi të pritur.

Dhjetra njerëz janë shpallur të humbur dhe të paktën 20 besohet se kanë vdekur gjatë zjarreve të frikshme në Oregon.

Rezidentët e qytetit të Portland u zgjuan dje në një tym që zbehte diellin dhe kishte kthyer vendin në ngjyrë të kuqe portokalli.

Qindra zjarrfikës po luftojnë dy qendra të mëdha zjarri që i afrohen qendrës më të populluar të Oregon, ndërsa autoritetet thonë se dhjetra njerëz janë të humbur në pjesë të tjera të shtetit.

Zjarret historike në perëndim të SHBA kanë prekur më rëndë shtetet e Kalifornisë, Oregon e Washington, ku rreth 100 zjarre masive po konsumojnë zona të gjera pyjore mes kushteve të thata dhe temperaturave të larta.

a.t / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *