Biznesi kërkon kohë për diskutimin e paketës fiskale

anazapta

Komuniteti i biznesit i grupuar pranë Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkon më shumë kohë nga qeveria për njohjen dhe diskutimin e paketës fiskale. Mark Craëford, president i kësaj Dhome, u shpreh dje se akoma  nuk janë njohur me draftin përfundimtar të paketës dhe se koha për diskutim është mjaft e shkurtër. Sipas tij, duhet që ndryshimet e ligjeve, kryesisht ato që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek biznesi, të kenë një afat të paktën 90 ditor konsultimesh me sipërmarrjen. Sipas kreut të bizneseve amerikane në Shqipëri, vendosja e taksës progresive, si për të ardhurat personale dhe për bizneset, do të dëmtonte më tepër individët dhe bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetet ekonomik në vendin tonë, pasi janë më të formalizuar. Aktualisht, hartimi i paketës fiskale dhe buxhetit të vitit 2014 është nën vëzhgimin e ekspertëve të FMN dhe BB, të cilët kanë këshilluar prej kohësh qeverinë shqiptare që të të jetë e kujdeshme në hartimin e një dokumenti sa më realist. Ndërkohë, burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave, bënë të ditur se, pritet që nesër kryeministri Edi Rama të paraqesë draftin e paketës fiskale në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *