Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan, mes tyre një foshnje

time

Pasditen e sotme ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një automjet është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se automjeti ka shpërthyer në flakë në momentin që ishte në ecje. Në të po udhëtonin 3 persona ndër to edhe një foshnje. Ngjarja ka ndodhur rreth 300 metra në dalje të tunelit.

Drejtuesi i tij, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre, kanë zbritur menjëherë nga automjeti dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës të Elbasanit, që ka shkuar menjëherë, duke arritur të shuajë flakët.

Sakaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të saj, por paraprakisht mendohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti të automjetit.

Kujtojmë gjithashtu se një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në dalje të tunelit në të njëjtin aks, Tiranë-Elbasan, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vajza, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të plagosura.

h.b/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *