Gardiani kryeqytetas, Edvan Bakaj, do të përfaqësojë dinamon. Futbollisti i është bashkuar skuadrës së Dinamos në stërvitje dhe në këtë mënyrë është vendosur në dispozicion të Fabricio Kamarat, trajnerit të skuadrës.
Edvan Bakaj ishte pjesë e Tiranës në sezonin e kaluar duke mbajtur pozicionin e portierit të dytë tek bardheblutë pas Ilion Likës.
Mirëpo, tashmë me kalimin e tij te Dinamo, ky i fundit pritet të inkuadrohet direkt në formacionin bazë.
Ish-portieri i Tiranës tani mund të quhet “blu”, por më mirë le të presim edhe zyrtarizimin nga ana e klubit.
h.b/ dita
